Emisioni Stop në Tv Klan denoncon rastin e një qendre masazhi ku ofrohen shërbime seksuale. Kjo qendër e quajtur “Smart SPA” ndodhet në një pallat të lokalizuar në qendër të Tiranës.
Përmes një personi të infiltruar dhe të pajisur me kamera të fshehtë, “klienti” hyn brenda kësaj qendre dhe aty bisedon për tarifat dhe i jepet mundësia që të zgjedhë edhe vajzës që preferon.
Smart SPA: Si je? Ke rezervuar?
Qytetari: Jo. Pse, duhet rezervuar?
Smart SPA: Jo mo, thjesht pyeta. Seanca 40-të kushton.
Qytetari: Sa minuta?
Smart SPA: 45.
Qytetari: Mund ta zgjedh vetë vajzën apo..?
Smart SPA: Normal që po. Mund ta zgjedhësh tani. Zgjidh ore, zgjidh. Ke të gjithë të drejtat e botës.
Qytetari: Zgjedh atë gocën me pink.
Smart SPA: E vështirë ishte? Jo.
Qytetari: Jo me.
Pasi futet në dhomën e masazhit, “klienti” i infiltruar i Stop e pyet masazhatoren për shërbime ekstra. Vajza thotë se për shërbimet “full ekstra” paguhen 100 mijë Lekë, plus 40 mijë Lekëshin e masazhit.
Qytetari: Ka ndonjë gjë kështu?
Smart SPA: Çfarë?
Qytetari: Ç’a thotë.
Smart SPA: Ç’a ndonjë gjë kështu?
Qytetari: Unë prandaj të zgjodha ty me pink.
Smart SPA: Pse? Pse më zgjodhe mua? E ke fik telefonin ti? Jo?
Qytetari: Fike.
Smart SPA: Ç’a do me bo ti?
Qytetari: G****e, noi të q***, varet ç’a.
Smart SPA: Po g*****a 50-të kushton veç masazhit. Edhe 50 të tjera. Ç’a do bësh?
Qytetari: Apo vetëm g****e?
Smart SPA: Vetëm atë pra.
Qytetari: Po pse ma prish qejfin?
Smart SPA: I do të gjitha ti? Do full ekstra pra? Full ekstra është 100.
Qytetari: 100 plus 40?
Smart SPA: Po.
Qytetari: Domethënë 140. Po kështu mund të prek unë ty?
Smart SPA: Po. Do ta bësh pak pagesën tani?
Qytetari: Sa lekë do?
Smart SPA: Po g****e 50.
Qytetari: Nuk e di sa lekë kam me vete, ja t’i shikoj pak. 60 mijë Lekë kam të tëra.
Smart SPA: Vetëm g****e, do bëjmë vetëm atë të voglën sot, se dhe unë s’jam për atë të madhen shumë.
Gjatë bisedës me të infiltruarin e Stop, vajza pranon se këtë punë e bën për shkak të vështirësive ekonomike dhe nuk ka mundësi të paguajë shkollën. Ajo thotë se vijnë edhe klientë të dehur të cilët shkaktojnë probleme.
Qytetari: Po ktë punën, si e gjete?
Smart SPA: Vetë, të çon halli.
Qytetari: Të çon halli! Pse më, ça hallesh ke ti?
Smart SPA: Si ça hallesh kam?
Qytetari: Eh më, ça hallesh ke?
Smart SPA: Po nuk kam ardhë për qejf ktu.
Qytetari: Jeni ngushtë ekonomikisht?
Smart SPA: Normal!
Qytetari: S’e përballoje dot shkollën, hë?
Smart SPA: Normal, që jo. Sa të mbyll dy gjëra besoj.
Qytetari: Pastaj do heqësh dorë?
Smart SPA: Normale!
Qytetari: Vijnë kshu klienta budallenj, hë?
Smart SPA: Sa të dush!
Qytetari: Aman, ça kërkojnë, më qafsh?
Smart SPA: Edhe e di, kur vijnë? Në fund fare, kur ti do me e mbyll turnin.
Qytetari: Në 1 të natës?
Smart SPA: Në 12, 1 vijnë ata.
Qytetari: Bëjnë kërkesa kshu?
Smart SPA: Bëjnë o, prandaj të çajnë kokën.
Qytetari: Ça kërkojnë kshu?
Smart SPA: Vijnë të pirë, o na plasin.
Qytetari: Po të pirë nxirri përjashta q…* r…*!
Smart SPA: Eh po të shef tjetra nga kamerat, pse s’e fusni për masazh klientin? Po mu ku më pe? Mbrapa frigoriferit?
Qytetari: Më tërhoqi kjo bluza, pinku.
Smart SPA: Ou..!
Qytetari: Eh..!
Smart SPA: Po edhe ajo para meje, ashtu e kishte.
Qytetari: Jo më, s’ishte pink, le që s’po e shifja fare njëherë.
Smart SPA: Kishte krahët ajo.
Qytetari: E pra…
Smart SPA: Me këmishë të zezë, sepse e zgjedhin shumë klientët atë. Nuk e di ça i bën klientëve ajo, sikur i hedh hirin. Ajo vetëm rri kshtu dhe e zgjedhin të gjithë klientët, që vijnë. S’e kuptoj pse-në.
Qytetari: Hajt lëvizim! Si e ke qejfin?
Smart SPA: Hajt lëvizim!
Qytetari: Mirupafshim!
Smart SPA: Mirupafshim! Ciao!
Qytetari: Ciao!