Flash

Kurti shpjegon pse refuzoi BE për mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë

Lapsi.al 22 March 2022
Kurti shpjegon pse refuzoi BE për mbajtjen e zgjedhjeve serbe në

Kryeministri Albin Kurti ka folur rreth mundësinë së mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë. Ai tha se lidhur me këtë çështje nuk është arritur një marrëveshje mes qeverive.

“Në të gjitha bisedimet të cilat janë zhvilluar qoftë në Bruksel qoftë nëpërmjet faktorëve ndërkombëtar të BE-së apo Quint-it që ka ndërmjetësuar unë kam qenë i përkushtuar për marrëveshje, kam qenë konstruktiv në qasje dhe kam qenë kreativ me ide”, - tha Kurti.

“Në rastin e fundit të zgjedhjeve të paralajmëruara të Serbisë për datën 3 prill ne kemi kërkuar që të ketë një marrëveshje paraprake në bazë të së cilës do të mund të mbaheshin ato zgjedhje edhe në Republikën e Kosovës.

Unë e kuptoj se ka qytetarë të Kosovës që e kanë edhe nënshtetësinë e Serbisë, duan të votojnë në zgjedhjet e Serbisë mirëpo kjo është e mundshme pasi që të kemi një marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë”, - shtoi ai në një intervistë për RTK-në.

“Për tu bërë ajo marrëveshje letrën e kërkesës për mbajtje ë zgjedhjeve natyrisht që ne si qeveri e Republikës së Kosovës e presim nga qeveria e Republikës së Serbisë. Pra ai që është i interesuar për një gjë e bën kërkesën. Kur ne e pranojmë kërkesën dhe jemi dakord, kjo bëhet marrëveshje”, - shpjegoi Kurti.

“Ne kemi thënë që zyrat ndërlidhëse në Prishtinë dhe Beograd do të mund të shfrytëzoheshin si kanale logjistike të komunikimit mirëpo komunikimi normal duhet të jetë qeveri me qeveri. Në vend se të drejtohen qeveri me qeveri ata kanë synuar që kjo të jetë zyrtari ndërlidhës me zyrtarin ndërlidhës”, - tha Kryeministri i Kosovës.

“Nuk e kemi një marrëveshje, është për të ardhur keq që nuk e arritëm marrëveshjen”, - shtoi ai.

Të këshilluara

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër

Të shtëna me armë janë regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen "Skënderbeg" në Shkodër. Nga raportimet paraprake nuk bëhet me dije për të lënduar. Policia ...

20:28

Shpërthen zjarri në afërsi të Çernobilit

Zjarre masive kanë shpërthyer në afërsi të reaktorit bërthamor të Cernobilit në Ukrainë. Kjo e fundit deklaron se centrali kontrollohet nga rusët.  Të paktën...

19:41

Aksident në Elbasan

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Elbasan ku janë përplasur dy makina, një "Benz" dhe një "Wolsvagen". Sksidenti ka ndodhur rreth orës 18:30 në kry...

19:08

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI