Flash

Rama fyen sërish protestuesit: Pakicë e përçartur! Unë do mbroj popullin jo juve

Lapsi.al 12 March 2022
Rama fyen sërish protestuesit: Pakicë e përçartur!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me protestën e sotme para Kryeministrisë. Rama shprehet se kanë gati paketën për të mbrojtur qytetarët nga ndihma, ndërsa e ka quajtur pakicë numrin e qytetarëve që po protestojnë këto ditë. Duke iu përgjigjur një qytetari në Facebook, Rama thotë se “po të ishte për ata që protestojnë s’do ta kishte bërë këtë”.

Komenti i Ramës:

Sa per ate proteste nderkohe qe tere Europa, perfshire edhe Shqiperine, perballet me pasojat e para fare te nje lufte, jo 4 dite po 4 muaj apo 4 vjet te vazhdoje asgje nuk do kisha bere dhe s’kam pritur ata qe shajne e ulerijne as per te mbrojtur familjen tende nga rritja e cmimit te energjise dhe as per t’ju thene te tereve se brenda javes, domethene sot do te kemi skenaret e perballimit te ketyre pasojave! Sa per fuqine e popullit, une jam ne kete detyre pikerisht fale asaj fuqie, e cila nuk ka lidhje me pakicen qe shan, mallkon, abuzon, paturpesisht fare, duke akuzuar papushim per vjedhje pa piken e turpit, tamam me logjiken e hajdutit qe cdo gje dhe cdo njeri e lidh me vjedhjen, nderkohe qe po te ishte per te vjedhur mbante te tjere ketu ne vendin tim fuqia e popullit! Jo mor jo, do s’do kjo pakice e cartur, nuk jane te tere hajdute dhe nuk jane te tere sharlatane, po ka edhe ndryshe, keshtu qe vazhdoni protesten tani se une kam detyre te mbroj popullin nga pasojat e luftes, jo ata qe flasin percart ne emer te tij!

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI