Flash

Basha: Dhuna ndaj protestuesve është fytyra e regjimit, do kërkojmë mocion në Kuvend

Lapsi.al 12 March 2022
Basha: Dhuna ndaj protestuesve është fytyra e regjimit, do

Para futjes në mbledhjen e thirrur me grupin parlamentar të Partisë Demokratike, Lulzim Basha shprehu mbështetjen për reagimin e qytetarëve kundër rritjes së çmimeve.

Në një prononcim për mediat jashtë selisë blu, Basha theksoi edhe njëherë se pavarësisht situatës së brendshme të PD, ata nuk e harrojnë detyrën e tyre. Kryetari i PD, ripërsëriti edhe njëherë propozimet për qeverinë që të eliminohet taksa “Rama”, siç e quan ai mbi karburantet. Gjithashtu ai tha se do të kërkojnë mocion me debat në Kuvend për ta vënë qeverinë përpara presionit.

“Ka nisur reagimi qytetar që ka mbështetjen tonë plotë. Dhuna policore është praktikë e tmerrshme dhe fytyra e vërtetë e një regjimi.

Sot dua të vendos edhe njëherë theksin tek nevoja imediate për tu ardhur në ndihmë njerëzve. Që çmimet të mbahen nën kontroll nuk mjaftojnë fjalët as veprimet boshe. Ndërkohë që çmimi i naftës rritet, rriten të ardhurat e qeverisë.

Pavarësisht prej situatës së brendshme në PD, në asnjë moment nuk e harrojmë detyrën tonë. Demokratët do të jenë në krye të kësaj beteje për jetën e përditshme të qytetarëve. Kjo do të thotë që të gjitha ato të ardhura shtesë t’i dedikojë për familjet në nevojë. Do të kërkojmë mocion me debat për ta vënë para presionit qeverinë”, tha Basha.

Kryedemokrati refuzoi tu përgjigjej pyetjeve të gazetarëve për situatën në PD, ku deputetët kanë kërkuar largimin e tij, pas humbjes së thellë në zgjedhjet e 6 marsit. “Për të tjerat, pas mbledhjes”, tha Basha.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI