Flash

Lufta/ OKB paralajmëron: Do ketë rritje të çmimit të ushqimeve me 8-20%

Lapsi.al 11 March 2022
Lufta/ OKB paralajmëron: Do ketë rritje të çmimit të

Agjencia e Ushqimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara ka njoftuar se çmimet e ushqimeve mund të pësojnë rritje me 8-20% si pasojë e luftës në Ukrainë.

Në një vlerësim paraprak mbi pushtimin rus të Ukrainës, Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë thotë se nuk është e qartë nëse Ukraina do të jetë në gjendje të mbledhë të korra gjatë një konflikti potencialisht të zgjatur, me pasiguri që rrethon edhe eksportet e ushqimeve ruse.

Vlerësimi i organizatës sugjeron se 20-30% e drithërave të zakonshme të dimrit, misrit dhe farave të lulediellit në Ukrainë nuk do të mbillen. Rusia është eksportuesi më i madh në botë i grurit, ndërsa Ukraina është e pesta më e madhe, shton ai.

Së bashku, ato sigurojnë 19% të furnizimit botëror të elbit, 14% të grurit dhe 4% të misrit, duke përbërë më shumë se një të tretën e eksporteve globale të drithërave, thotë ai.

Ajo gjithashtu pret që konflikti të shkaktojë një rritje të numrit të njerëzve të kequshqyer në mbarë botën me tetë në 12 milionë njerëz në 2022-2023, citon agjencia e lajmeve Reuters të ketë thënë organizata.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI