Flash

Berisha: Oferta ime e fundit për Lulzim Bashën edhe pse kaloi çdo vijë të kuqe

Lapsi.al 10 March 2022
Berisha: Oferta ime e fundit për Lulzim Bashën edhe pse kaloi

Ish-Kryeministri Sali Berisha thotë se Partia Demokratike është e hapur dhe mirëpret cilindo deputet dhe anëtar të partisë që nuk ishte bashkuar me Komisionin e Rithemelimit para datës 6 Mars të zgjedhjeve të pjesshme vendore.

“PD mbetet e hapur ndaj secilit drejtues, deputet, aktivist, anëtar i cili për një arsye apo për një tjetër nuk u bashkua me të para datës 6 Mars janë të mirëpritur” – tha Berisha në “Opinion”.

Berisha u shpreh se është i hapur për këdo, por a vlen kjo edhe për Lulzim Bashën?

“Unë mendoj se ne po vendosim kontakt dhe jam i hapur për të gjithë. Nuk kam kontakt me z.Basha. Mendoj se z.Basha ka tejkaluar çdo lloj vije të kuqe dhe limiti në qëndrimin ndaj Partisë Demokratike, por edhe ndaj vetes së tij.

Megjithatë në rast se z.Basha e ndjen se mund të marrë pjesë në garën që do hapet për të gjitha forumet, ai nuk është i përjashtuar. Ne nuk përjashtojmë. Ai dhe çdo anëtar e ka rrugën e hapur. Ai bën zgjedhjen e tij. Ne jemi të hapur”, - tha Berisha.

Ish-Kryeministri ftoi për bashkim edhe deputetët dhe anëtarët e tjerë të PD që janë shprehur kundër tij.

“Pse kanë folur kundër meje ka zero efekt tek unë. Janë të mirëpritur në grupin parlamentar dhe të vazhdojnë betejën kundër kësaj qeverie. Asnjë lloj hipoteke negative nuk mund të kenë ata për qëndrimet.

Secili nga deputetët e PD që e lexon si duhet mesazhin e 6 Marsit që konstaton se Sali Berisha dhe PD e rithemelimit nuk u votua vetëm nga anëtarësia por nga 70% e elektoratit shqiptar i ka dyert e hapura për t’u bashkuar” – tha Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI