Përshkallëzimi i shpejtë i protestave në të gjithë vendin ka detyruar kryeministrin të kërkojë një zgjidhje për uljen e çmimit të naftës. Rama ka premtuar uljen e çmimit të naftës dhe uljen në tavolinë me furnizuesit e vendit me naftë. Për këtë, ka kërkuar 48 orë kohë.
“Duhen disa orë për ti bërë gjërat bashkkë dhe nesër të mos kthehemi pas dhe të themi që, Brenda javës, brenda 48 orësh do t’ju themi se çfarë do të bëjmë për këtë situatë ku jemi, se e kuptojmë shumë mirë. E kuptojmë shumë mirë situatën ku jemi, për të gjithë ata që thonë se jemi jashtë realitetit” tha kryeministri Rama.
Mbetet për t’u parë nëse koha që kërkoi kryeministri është një dredhi që synon uljen e protestave apo vërtet do të ketë kontroll për oligarkët e karburanteve.