Flash

Municione dhe drogë, 4 të arrestuar në Tropojë

Lapsi.al 5 March 2022
Municione dhe drogë, 4 të arrestuar në Tropojë

Me drogë e arsenal armësh në makina, kapen dhe vihen në pranga 4 shtetas. Në njoftimin e policisë thuhet se janë ‘sekuestruar 3 armë zjarri (1 automatik, 1 mitroloz i lehtë dhe një pistoletë ECOL) municion luftarak dhe 33 kg lëndë narkotike kanabis”.

Si rezultat i ketij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit Besmir Mustavataj, Besnik Mustavataj, Armond Pepkolaj dhe Kristjan Pepkolaj.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Fierza 2022″.

Operacioni i zhvilluar nga DVP Kukës, Komisariati i Policisë Tropojë nën drejtimin e dy Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Kukës e Tropojë dhe me mbështetjen e Forcës së Posaçme në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit.

Me drogë e arsenal armësh në makina, kapen dhe vihen në pranga 4 shtetas.

Sekuestrohen 3 armë zjarri (1 automatik, 1 mitroloz i lehtë dhe një pistoletë ECOL) municion luftarak dhe 33 kg lëndë narkotike kanabis.

Strukturat e DVP Kukës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Tropojë, bazuar në informacionet e grumbulluara në rrugë operative se disa shtetas do të shisnin armë zjarri e lëndë narkotike, organizuan punën dhe nën drejtimin e dy Prokurorive të Retheve Gjyqësore Tropojë e Kukës, si dhe me mbështetjen e Forcës së Posaçme në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, zhvilluan dhe finalizuan operacionin policor të koduar ” Fierza 2022″.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:

– B. M., 35 vjeç, dhe B. M., 32 vjeç, banues në fshatin Koçanaj.

-A. P., 26 vjeç, dhe K. P., 26 vjeç, banues në Fierzë.

Këta shtetas u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor Bajram Curri- Tropojë, në kryqëzimin e fshatit Sopot, duke levizur me automjetet tip “Volksëagen” dhe “Benz”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjete, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 33 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis e paketuar në qese, 3 armë zjarri ( 1 automatik, 1 mitroloz i lehtë dhe një pistoletë tip Ecol), 900 euro, dhe dy automjetet tip “Volksëagen” dhe “Benz”.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë, të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, kryer në bashkëpunim.

Të këshilluara

Shtrenjtohen 10% çmimet e bulmetit

Kompanitë e përpunimit të qumështit kërkojnë kthimin e TVSH-së së rimbursueshme, pasi vendosja e taksave ka rritur kostot e prodhimit dhe falimentimin e fermave...

09:33

Pas Facebook, Rusia bllokon edhe Twitter

Moska shtrëngon edhe më tek kontrollin mbi mediat për pasur në dorë informacionet mbi luftën, sanksionet e botës perëndimore dhe atyre në teknologji. Moska v...

23:34

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

REPLIKË/Ku duhet kërkuar gjeneza e “Shqipërisë së re”

Problemi me artikullun e Andi Bushatit është se ai rrezikon ti japë lëvizjes Bashkë peshën e rëndë që akoma nuk e ka për të reflektuar Shqipërinë e nesërme. Jo se lëvizja Bashkë nuk e përfaqëson Shqipërinë e nesërme, por se nuk e bën dot këtë e vetme

08:22 Kristi Pinderi

Me sytë katër

PAPARAZZI