Flash

Moska: Zelensky është arratisur në Poloni, Kievi e mohon

Lapsi.al 4 March 2022
Moska: Zelensky është arratisur në Poloni, Kievi e mohon

“Presidenti Zelensky u largua nga Ukraina dhe u transferua në Poloni”. Kështu deklaroi presidenti i Dumës ruse, Vyacheslav Volodin i cituar nga “Ria Novosti”.

Menjëherë pas këtij lajmi ka reaguar Kievi.

"Okupatorët kanë përhapur një tjetër të rremë duke thënë se Presidenti Volodymyr Zelensky është larguar nga vendi. Kjo nuk është e vërtetë, presidenti është në Kiev me njerëzit e tij" – u tha në një lajm të “Rada”, kanali zyrtar televiziv i parlamentit ukrainas.

Ndërkohë mbrëmjen e së premtes ranë sërish sirenat e alarmit që paralajmërojnë sulme ajrore.

Sipas CNN, autokolona e gjatë ruse e nisur për në Kiev është ndalur 20 kilometra larg kryeqytetit për shkak të sulmeve të marra nga ushtria ruse dhe të një ure të shkatërruar që ngadalësoi marshimin e ushtrisë së Moskës.

Sipas një zyrtari ukrainas të mbrojtjes, autokolona ruse, 60 km e gjatë nuk ka avancuar ndjeshëm javën e kaluar. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

REPLIKË/Ku duhet kërkuar gjeneza e “Shqipërisë së re”

Problemi me artikullun e Andi Bushatit është se ai rrezikon ti japë lëvizjes Bashkë peshën e rëndë që akoma nuk e ka për të reflektuar Shqipërinë e nesërme. Jo se lëvizja Bashkë nuk e përfaqëson Shqipërinë e nesërme, por se nuk e bën dot këtë e vetme

08:22 Kristi Pinderi

Me sytë katër

PAPARAZZI