Flash

Haga nis hetimet për krime lufte të Rusisë në Ukrainë

Lapsi.al 3 March 2022
Haga nis hetimet për krime lufte të Rusisë në Ukrainë

Kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale Karim Khan ka njoftuar se ka hapur një hetim mbi krimet e mundshme të luftës nga Rusia gjatë pushtimit të saj në Ukrainë.

Ai shkroi se në një "ekzaminim paraprak i situatës në Ukrainë nga zyra e tij kishte gjetur tashmë një bazë të arsyeshme për të besuar se ishin kryer krime brenda juridiksionit të Gjykatës dhe kishte identifikuar raste të mundshme që do të ishin të pranueshme".

Kryeprokurori tha se ai synonte të kërkonte autorizim nga presidenca e gjykatës për të hapur hetimin, por një padi nga Mbretëria e Bashkuar dhe 38 vende të tjera në gjykatë do të thotë se ai tani synon të nisë hetimin menjëherë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI