Flash

Sinjali/ Mesazh i ftohtë nga BE për Shqipërinë, në ditën e madhe të zgjerimit

Në ditën që Brukseli e cilëson si më të rëndësishmen për zgjerimin në vitet e fundit, komisionerja Marta Kos nuk përmendi asnjëherë Shqipërinë. Heshtja vjen ndërsa BE ka shprehur hapur shqetësime për projektin e Zvërnecit, ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura, ligjin për investimet strategjike, përdorjen e mazhorancës parlamentare për të mbrojtur imunitetin e Belinda Ballukut, dhe klimën e sundimit të ligjit.

18:25

Vendimi i qeverisë/ Këto janë armët e ftohta për të cilat duhet të keni leje nga Policia e Shtetit

Lapsi.al 2 March 2022
Vendimi i qeverisë/ Këto janë armët e ftohta për

Këshilli i ministrave ka miratuar ditën e sotme një ligj lidhur me përdorimin e armëve të ftohta dhe autorizimin për mbajtjen e tyre.

Kështu, përcaktohet se këto armë mund të jenë me majë e teh, si: shpatat, shkopinjtë-shpata, kamat, pinjallët, bajonetat, thikat, thikat me shkrepje dhe të ngjashme me to, si dhe armë mprehëse ose me kontakt, si: shkopinjtë e gomës, topuzët, dorezat metalike, trullosësit elektrikë dhe të ngjashëm me to.

Ndërkohë, karakteristikat e armëve të ftohta, që mund të mbahen në vendbanim, për të cilat lëshohet autorizim nga Policia e Shtetit, janë konkretisht:

1. Armët me gjatësi të tehut më shumë se 11 (njëmbëdhjetë) cm, gjerësi më shumë se 2 (dy) cm dhe trashësi afër dorezës më shumë se 0.25 (zero pikë njëzet e pesë) cm dhe që nuk kanë destinacion tjetër përdorimi.

2. Armët, tehu i të cilave është i mprehtë, ku spikat qartë maja luftarake apo elementë të tjerë si, skarpate, shkallëzime, kanale gjatësore etj., analogë me ato të thikave të fabrikuara të gjahut, kamave dhe armëve të tjera të ftohta me teh.

3. Armët, doreza e të cilave ka formë të përshtatshme për t’u mbajtur në dorë, me gjatësi më shumë se 9.5 (nëntë pikë pesë) cm dhe gjerësi ose diametër më shumë se 2 (dy) cm.

4. Thikat e gjuetisë dhe thikat ushtarake me stampat e logot përkatëse, që nuk kanë destinacion tjetër dhe që plotësojnë kriteret teknike.

Vendimi i plotë:

KARAKTERISTIKAT GRUPORE, LLOJET DHE PARAMETRAT TEKNIKË TË ARMËVE TË FTOHTA, PËR TË CILAT ORGANI KOMPETENT LËSHON AUTORIZIM PËR MBAJTJEN NGA SHTETASIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, dhe të pikës 1, të nenit 37, të ligjit nr.152/2020, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.74/2014, “Për armët””, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Armët e ftohta janë armët e kategorisë “D3”, të cilat përkufizohen si armë të ndryshme nga ajo e zjarrit ose e qitjes dhe çdo lloj instrumenti i përgatitur dhe i destinuar posaçërisht për sulm kundër personave ose për vetëmbrojtje. Ato mund të jenë me majë e teh, si: shpatat, shkopinjtë-shpata, kamat, pinjallët, bajonetat, thikat, thikat me shkrepje dhe të ngjashme me to, si dhe armë mprehëse ose me kontakt, si: shkopinjtë e gomës, topuzët, dorezat metalike, trullosësit elektrikë dhe të ngjashëm me to.

2. Karakteristikat e armëve të ftohta, që mund të mbahen në vendbanim, për të cilat lëshohet autorizim nga Policia e Shtetit, janë:

a) Armët e ftohta me teh prerës shpues, të përbërë prej materiali të fortë dhe që kanë fortësi të konsiderueshme në të gjithë konstruksionin e tyre, aftësi shpuese e goditëse ndaj objekteve që ndeshet, janë të pajisura me teh apo dorezë, edhe një element tjetër, kufizuesin, i cili vendoset midis tehut dhe dorezës, me parametrat si më poshtë:

i. armët me gjatësi të tehut më shumë se 11 (njëmbëdhjetë) cm, gjerësi më shumë se 2 (dy) cm dhe trashësi afër dorezës më shumë se 0.25 (zero pikë njëzet e pesë) cm dhe që nuk kanë destinacion tjetër përdorimi;

ii. armët, tehu i të cilave është i mprehtë, ku spikat qartë maja luftarake apo elementë të tjerë si, skarpate, shkallëzime, kanale gjatësore etj., analogë me ato të thikave të fabrikuara të gjahut, kamave dhe armëve të tjera të ftohta me teh;

iii. armët, doreza e të cilave ka formë të përshtatshme për t’u mbajtur në dorë, me gjatësi më shumë se 9.5 (nëntë pikë pesë) cm dhe gjerësi ose diametër më shumë se 2 (dy) cm.

b) Thikat e gjuetisë dhe thikat ushtarake me stampat e logot përkatëse, që nuk kanë destinacion tjetër dhe që plotësojnë kriteret teknike, të përcaktuara në shkronjën “a”, të pikës 2, të këtij vendimi.

c) Armët e ftohta pa teh dërrmues goditës, të pajisura me pjesë të posaçme goditëse, kërbaç, topuz, elementë të domosdoshëm të armës së ftohtë dërrmuese, me dhëmbëza në sipërfaqen goditëse, me përshtatshmëri dhe ndërtim për të shkaktuar goditje, pa vetëdëmtuar dorën, me parametrat si më poshtë:

i. armët, përforcueset e grushtit e mbi pëllëmbëzat e përgatitura prej metali, me peshë më shumë se 120-150 (njëqind e njëzet deri në njëqind e pesëdhjetë) gram ose pak më të lehta në peshë, por që janë solide në konstrukt dhe kanë gunga të theksuara dhe ruajnë mirë cilësitë luftarake të armës së ftohtë dërrmuese;

ii. armët, për të cilat pesha e pjesës së kërbaçit të bërë vetë arrin 200-400 (dyqind deri në katërqind) gram, pesha e pjesës rrahëse të topuzit, 600-800 (gjashtëqind deri në tetëqind) gram e më tepër.

3. Policia Shtetit lëshon autorizimin për mbajtjen e armëve të ftohta ndaj subjekteve, që plotësojnë kriteret e përcaktuara në ligjin nr.74/2014, “Për armët”, të ndryshuar.

4. Ngarkohet Ministria e Brendshme dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

KRYEMINISTRI

EDI RAMA

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të mërkurë

Moti i qëndrueshëm do të sjelli kthjellime dhe vranësira të pakta gjatë gjithë ditës. Pritet që kthjellimet të jenë më të dukshme bregdet dhe zonën e ulët. Ndër...

07:48

A duhen lexuar kaq shumë lajmet për luftën

Nëse jeni zgjuar këtë mëngjes, keni parë lajmet dhe jeni ndjerë gjithnjë e më i shqetësuar për luftën në Ukrainë, nuk jeni vetëm. Pas një pandemie 2-vjeçare ed...

23:04

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI