Flash

Sinjali/ Mesazh i ftohtë nga BE për Shqipërinë, në ditën e madhe të zgjerimit

Në ditën që Brukseli e cilëson si më të rëndësishmen për zgjerimin në vitet e fundit, komisionerja Marta Kos nuk përmendi asnjëherë Shqipërinë. Heshtja vjen ndërsa BE ka shprehur hapur shqetësime për projektin e Zvërnecit, ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura, ligjin për investimet strategjike, përdorjen e mazhorancës parlamentare për të mbrojtur imunitetin e Belinda Ballukut, dhe klimën e sundimit të ligjit.

18:25

Albin Kurti për televizionin britanik: Putini udhëheqës shtypës që përpiqet të destabilizojë edhe Ballkanin

Lapsi.al 2 March 2022
Albin Kurti për televizionin britanik: Putini udhëheqës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, akuzoi të mërkurën presidentin e Rusisë Vladimir Putin se është një udhëheqës shtypës, që po përpiqet të destabilizojë edhe Ballkanin Perëndimor, duke e kthyer atë në fushë të betejës me demokracitë perëndimore.

Ai i bëri këto komente gjatë një interviste për televizionin Sky në Londër, ku gjatë javës shkoi për të marrë pjesë në një forum të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Kryeministri Kurti tha se ajo çfarë po ndodhë në Ukrainë, është parë gjatë vitit 1999 në Kosovë ku forcat dëbuan gati gjysmën e popullsisë dhe kryen shumë mizori.

“Ne e shohim tani këtë pushtimin rus, agresioni ushtarak, që çdo udhëheqës institucional, çdo politikan evropian dhe botëror duhet ta dënojë ashpër, qartë dhe në këtë mënyrë, të gjithë duhet të tregojmë solidaritet dhe të admirojmë guximin dhe luftën çlirimtare të popullit ukrainas”, tha ai.

Kryeministri Kurti tha se Ballkani nuk është i paprekshëm nga efektet e situatës në Ukrainë.

“Sepse në Ballkan, ne kemi një vend që nuk vendosi sanksione ndaj Federatës Ruse, që nuk u bashkua me Bashkimin Evropian për të dënuar pushtimin rus. Dhe kjo është Serbia, fqinji ynë i parë”, tha ai.  

Zyrtarët e Rusisë kanë akuzuar Shqipërinë, Kosovën dhe Bosnjën se siç është thënë, po dërgojnë "mercenarë" për të luftuar përkrah forcave ukrainase kundër kryengritësve pro-rusë.

Kryeministri Kurti tha se presidenti rus nëpërmjet akuzave të tilla po synon të destabilizojë Ballkanin.

“Presidenti Putin po e përmendte Kosovën të paktën një herë në muaj dhe tani po e bën çdo javë sepse thjesht e urren NATO-n, urren perëndimin, është një lider shtypës që është edhe i hidhur edhe nostalgjik dhe do të donte ta kthente luftën hibride në luftë. Tani kemi parë që lufta hibride nuk ka qenë kurrë një zëvendësim për luftën, ka qenë vetëm faza e saj përgatitore. Dhe ka luftë hibride edhe në Ballkanin Perëndimor, qendra Sputnik është në Beograd për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Kjo është arsyeja pse Bashkimi Evropian dhe NATO-ja duhet të angazhohen më shumë me Ballkanin Perëndimor”, tha ai.

Kryeministri Kurti tha se Kosova dëshiron të anëtarësohet në Bashkim Evropian dhe në NATO, që sipas tij, do të ishte i mirë për Kosovën, rajonin dhe kontinentin evropian në përgjithësi.

Udhëheqësit e institucioneve dhe partive politike në Kosovë, i kanë dënuar veprimet ruse në Ukrainë ndërsa u janë bashkuar sanksioneve amerikane dhe evropiane kundër Rusisë.

Parlamenti i Kosovës pritet të diskutojë të enjten për situatën në Ukrainë ndërsa pritet të miratojë edhe një rezolutë kundër agresionit dhe për të kërkuar përshpejtimin e anëtarësimit të Kosovës në NATO./VOA/

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të mërkurë

Moti i qëndrueshëm do të sjelli kthjellime dhe vranësira të pakta gjatë gjithë ditës. Pritet që kthjellimet të jenë më të dukshme bregdet dhe zonën e ulët. Ndër...

07:48

A duhen lexuar kaq shumë lajmet për luftën

Nëse jeni zgjuar këtë mëngjes, keni parë lajmet dhe jeni ndjerë gjithnjë e më i shqetësuar për luftën në Ukrainë, nuk jeni vetëm. Pas një pandemie 2-vjeçare ed...

23:04

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI