5 persona kanë humbur jetën pasi forcat ruse goditën një kullë televizive në Kiev këtë të martë.
Sulmi nxori jashtë funksionimit disa transmetime dhe dëmtoi një memorial aty pranë për viktimat e Holokaustit nazist.
Pamjet tregojnë një shpërthim të madh dhe tym që buron nga kulla.
Më herët, ministri i mbrojtjes i Ukrainës, Oleksiy Reznikov, paralajmëroi se Rusia po planifikonte të prishte komunikimet dhe të përhapte informacione të rreme për një kapitullim të Ukrainës. ©LAPSI.al
https://twitter.com/i/status/1498678808555175943