Flash

Deputeti gjerman: Kosova të anëtarësohet në Këshillin e Europës pas përjashtimit të Rusisë

Lapsi.al 1 March 2022
Deputeti gjerman: Kosova të anëtarësohet në Këshillin e

Anëtari i Bundestagut, Knut Abraham ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Europës do të ishte një hap në drejtimin e duhur.

Madje, ai i ka bërë thirrje edhe qeverisë gjermane që të angazhohet në këtë çështje në Komitetin e Ministrave të Këshillit të Europës. Në një deklaratë për media, Abraham ka thënë se pas përjashtimit të Rusisë nga ky këshill, është koha e duhur që Kosova të bëhet anëtare.

“Tani ne duhet të dërgojmë gjithashtu sinjalin e duhur që angazhohemi për të drejtat e njeriut dhe demokracinë në Evropë. Prandaj bëj thirrje që Kosova të përdoret, e cila është një demokraci e re, ka nënshkruar Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe respekton jurisprudencën e GJEDNJ”.

Abraham tha se duke pasur parasysh luftën në Ukrainë, lufta në Ballkan s’duhet imagjinuar dhe se për këtë duhet dërguar edhe sinjale të qarta se “ne nuk tolerojmë ndryshimin e kufijve përmes dhunës dhe se mbrojtja e minoriteteve dhe të drejtave të njeriut duhet të forcohet”. “Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës do të ishte hapi i duhur”.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI