Flash

Rezoluta e PE: Keqardhje për Serbinë që zgjodhi Rusinë para BE-së

Lapsi.al 1 March 2022
Rezoluta e PE: Keqardhje për Serbinë që zgjodhi Rusinë para

Parlamenti Europian miratoi me 637 vota pro, 13 kunder dhe 26 abstenim një rezolutë ku dënohet sulmi rus në Ukrainë dhe kërkohet dhënia e statusit kandidat për anëtarësim në union të këtij vendi.

“Parlamenti Europian u bën thirrje institucioneve të BE-së që të punojnë drejt dhënies së statusit të kandidatit për në BE, Ukrainës në përputhje me nenin 49 të Traktatit për Bashkimin Evropian dhe mbi bazën e meritës dhe ndërkohë, të vazhdojnë të punojnë drejt integrimit të saj në Tregun e Përbashkët të BE-së në përputhje me Marrëveshjen e Asociimit” – thuhet në rezolutë.

Ajo që bie në sy në pikën 35 të rezolutës së miratuar është shprehja e keqardhjes për Serbinë që nuk iu bashkua vendeve të BE-së me sanksione ndaj Moskës.

“Parlamenti Europian nënvizon me shqetësim të madh përpjekjet e vazhdueshme të Federatës Ruse për të destabilizuar vendet e Ballkanit Perëndimor dhe për të ndërhyrë në proceset e tyre demokratike; denoncon ata që i shprehën mbështetje Federatës Ruse pas agresionit të saj kundër Ukrainës dhe përgëzon mbështetjen e treguar nga ato vende të Ballkanit Perëndimor që janë aleatë euroatlantikë; shpreh keqardhjen e fortë për mos-angazhimin e Serbisë me sanksionet e BE-së kundër Rusisë, e cila dëmton procesin e saj të anëtarësimit në BE dhe rithekson pritshmërinë e saj që kandidatët për anëtarësim në BE të përputhen jo vetëm me acquis të BE-së, por edhe me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së” – thuhet në rezolutë.

Më herët Beogradi zyrtar deklaroi se e njeh tërësinë territoriale të Ukrainës, por nuk iu bashkua sanksioneve të Perëndimit ndaj Rusisë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI