Flash

Kievi zgjohet nga sirenat e alarmit/ Çfarë ndodhi gjatë natës në frontin e Ukrainës

Lapsi.al 27 February 2022
Kievi zgjohet nga sirenat e alarmit/ Çfarë ndodhi gjatë
Pavarësisht paralajmërimeve mbrëmë se Kievi do të sulmohej nga raketat ruse, nuk ka ndodhur një sulm ajror mbi kryeqytetin e Ukrainës. Megjithatë pranë qytetit u dëgjuan shpërthime. Raportohet se një depo nafte në Vasylkiv në jug të kryeqytetit u godit dhe u dogj, sipas kryebashkiakut të qytezës. Banorët u paralajmëruan të mbyllnin dritaret dhe të qëndronin brenda për shkak të frikës nga tymi toksik.Në orët e para të mëngjesit në Kiev janë dëgjuar shpërthime dhe më pas sirenat e alarmit për sulm ajror. Më poshtë, një përmbledhje e BBC për zhvillimet gjatë natës në Ukrainë: • Qyteti jugor i Nova Kakhovka është pushtuar nga trupat ruse, tha kryebashkiaku i qytetit këtë mëngjes. • Ndërkohë, automjetet ruse kanë hyrë në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv, thonë zyrtarët ukrainas. Një shpërthim i fortë është dëgjuar edhe më herët në qytet, ku mësohet se është goditur një gazsjellës   • Zonat e banuara në Kharkiv u sulmuan gjithashtu, sipas shërbimeve të urgjencës. Një grua thuhet se u vra dhe dhjetëra u evakuuan nga një ndërtesë nëntëkatëshe • Të paktën gjashtë civilë të vdekur u raportuan gjithashtu në qytetin e Okhtyrka, në veri-lindje të Ukrainës, sipas kryetarit të rajonit • Në orën e fundit, shërbimi ukrainas i BBC-së raportoi për shpërthime në Kharkiv dhe Kherson në juglindje • Në një lëvizje për të ndëshkuar Rusinë, BE, SHBA dhe aleatët e tyre do të ndërpresin një numër bankash ruse nga sistemi kryesor ndërkombëtar i pagesave, Sëift. Ata gjithashtu do të ngrijnë asetet e bankës qendrore të Rusisë • Australia u bë vendi i fundit që njoftoi se do të financojë furnizimin me armë vdekjeprurëse për Ukrainën për ta ndihmuar atë të luftojë Rusinë. Masa vjen pasi Gjermania vendosi të shtunën të furnizojë Ukrainën me armë, duke përfaqësuar një ndryshim të madh të politikës

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Fier

Një aksident me vdekje raportohet të ketë ndodhur në Fier.  Në rrugën Fier-Tepelenë, pranë fshatit Kafaraj motori ka përplasur një këmbësor. Si pasojë e përp...

11:49

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI