Flash

Detajet/ Zbulohet vendi ku do të mbahen negociatat Rusi - Ukrainë

Lapsi.al 27 February 2022
Detajet/ Zbulohet vendi ku do të mbahen negociatat Rusi - Ukrainë

Një delegacion ukrainas është nisur për në qytetin Gomel të Bjellorusisë i cili ndodhet në kufi me Ukrainën për të nisur të hënën negociatat me Rusinë. Kjo është bërë e ditur nga burime politike bjelloruse, të cituara nga agjencia ruse Tass.

Presidenti i Ukrainës Volodimir Zelensky tha se nuk beson shumë në rezultatin e takimit me delegacionin e Federatës Ruse në Bjellorusi. Por ai shtoi: “Le ta provojmë”.

Ai tha në një mesazh në rrjetin social Telegram: "Ne ramë dakord që delegacioni ukrainas të takohet me delegacionin rus pa parakushte në kufirin ukrainas-bjellorusi, pranë lumit Pripyat".

Gjatë bisedës telefonike me presidentin bjellorus, "Lukashenko mori përgjegjësinë për të siguruar që të gjithë avionët, helikopterët dhe raketat e stacionuara në territorin bjellorusi të mbesin në tokë gjatë udhëtimit, bisedimeve dhe kthimit të delegacionit ukrainas", - përfundoi Zelensky. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI