Flash

Protestë në Tiranë kundër sulmeve ruse/ Ambasadori i Ukrainës: Lufta duhet të ndalohet, 16 fëmijë janë vrarë

Lapsi.al 27 February 2022
Protestë në Tiranë kundër sulmeve ruse/ Ambasadori i

Qytetarët në Tiranë kanë protestuar kundër pushtimit rus në Ukrainë. protesta është zhvilluar para ambasadës Ruse në Tiranë.

Me pankarta në duar dhe me flamurin e Ukrainës, protestuesit kanë bërë thirrje kundër luftës.

“Shqipëria është me ju”, dëgjohen thirrjet e qytetarëve.

Gazetari Osman Stafa njoftoi se protestës i janë bashkuar edhe ukrainas të cilët jetojnë në vendin tonë.

Ambasadori ukrainas në Tiranë, Volodymir Shkurov tha se Kievi sot ndodhet në zjarr dhe se 16 fëmijë janë vrarë, ndërsa i bëri thirrje popullit rus, t’i thotë jo luftës: “Kundër armëve bërthamore askush nuk mund të mbrohet, ndaj i drejtohem popullit rus, të ndalë Putin”.

Shkurov ka falënderuar popullin shqiptar për solidarizimin e treguar.

“Sot nuk do të flas për njerëzit dhe jetë. Dua t’i drejtohem popullit shqiptar dhe të theksojmë se sot është një popull paqësor. Sot ato flasin për atë që mendojnë dhe ajo që mendojnë është paqja. Sot lufta duhet të ndalohet. Kievi është në zjarr. 16 fëmijë kanë vdekur në momentin që flasim. Dje një nga raketat ka rënë në një nga spitalet”, ka deklaruar ai.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI