Flash

Shërbimet sekrete amerikane: Pushtimi rus i Ukrainës nis brenda 48 orësh

Lapsi.al 23 February 2022
Shërbimet sekrete amerikane: Pushtimi rus i Ukrainës nis brenda 48

Pushtimi i Ukrainës në shkallë të gjerë nga Rusia mund të fillojë "brenda 48 orëve". Në krahun tjetër qeveria e Kievit po përgatitet duke mobilizuar rezervistët. Shërbimet e inteligjencës amerikane thonë se 80% e trupave të Moskës janë në portat e Ukrainës. Ata numërojnë nga 170 mijë në 190 mijë ushtarë të cilët ndodhen rreth 5 kilometra larg kufirit me një arsenal që varion nga raketat balistike, anijet artileria, etj.

Ukraina ka thirrur urgjentisht mobilizmin ushtarak nga 18 deri në 60 vjeç dhe ushtarët në pension me një potencial prej rreth 200 mijë ushtarësh. Parlamenti dekretoi gjendjen e jashtëzakonshme.

“Ka ardhur koha për të reaguar, për të reaguar fuqishëm sepse fati i Evropës vendoset në terren në Ukrainë”, - tha me zë të lartë Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky duke mos u tërhequr nga ambiciet për anëtarësim në BE dhe NATO. Në këtë pikë, as Rusia nuk tërhiqet, duke i cilësuar interesat dhe sigurinë e Rusisë si "të panegociueshme", edhe pse është ende "e hapur për dialog" dhe e gatshme për të diskutuar "zgjidhjet diplomatike" të krizës.

Duket se vijon lufta kibernetike e cila ka sabotuar disa nga faqet kryesore të internetit të institucioneve ukrainase. Faqet e Parlamentit të Ukrainës, Ministrisë e Jashtme dhe madje edhe shërbimeve të sigurisë, së bashku me shumë të tjera, përfunduan nën sulmin e hakerëve.

Edhe NATO vazhdon të japë alarme. “Putini po zhvendos forca dhe tanke shtesë në territoret e pushtuara të Donbasit", - denoncoi kryeministri letonez Arturs Krisjanis Karins. Ai urdhëroi forcimin e mbrojtjen në rast të një përshkallëzimi të mëtejshëm ushtarak. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI