Flash

Media holandeze: Shqipëria mund të ketë manipuluar shpenzimet në mbrojtje

Tre vende të NATO-s, pas rishikimit të të dhënave, rezulton se kanë shpenzuar më pak për mbrojtjen e tyre sesa ishte rënë dakord, thonë burime të NATO-s. Çekia, Sllovenia dhe Shqipëria rezultojnë se nuk e kanë arritur minimumin e dakordësuar vitin e kaluar, ndërkohë që ato në fakt duhet të jenë tashmë duke punuar drejt një buxheti shumë më të lartë të mbrojtjes.

11:00

Zjarri në traget, vijon operacioni për kërkimin e 12 të zhdukurve të linjës Igumenicë-Brindisi

Lapsi.al 19 February 2022
Zjarri në traget, vijon operacioni për kërkimin e 12 të

Operacionet e kërkim shpëtimit në tragetin e pasagjerëve të linjës Brindizi-Gumenicë që mori flakë në detin Jon vijojnë edhe ditën e sotme. Deri më tani janë shpëtuar 278 persona, ndërsa 12 të tjerë raportohen të zhdukur. Ata janë shtatë bullgarë, tre grekë, një turk dhe një lituanez. Dy vetë janë bllokuar brenda tragetit.

Dëmtimet nga djegia e anijes janë të mëdha, xhama të thyer dhe tymi i zi vazhdonte të dilte nga gjithë trupi i anijes, ndërsa një helikopter fluturonte sipër.

Trageti transportonte 153 automjete, shumë prej tyre kamionë. Gjithsej 239 pasagjerë dhe 51 pjesëtarë të ekuipazhit ishin në bordin e anijes Euroferry Olympia me flamur italian, i cili po udhëtonte nga Greqia në Itali. Pas shpërthimit të zjarrit anijet e shpëtimit dërguan shumicën e pasagjerëve në Korfuz. Shkaku i zjarrit është ende duke u hetuar, thanë autoritetet greke. Ndërkohë në operacionin e fikjes së zjarrit morën pjesë edhe dy anije shqiptare.

Të paktën 10 persona ishin dërguar në një spital të Korfuzit, shumica me probleme të frymëmarrjes, sipas ministrisë greke të shëndetësisë. Anija është e ankoruar në rimorkiatorë kështu që është nën kontroll.

https://www.youtube.com/watch?v=i5-HJ2Seg44

https://www.youtube.com/watch?v=6Djst7mRVEg

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI