Flash

Media holandeze: Shqipëria mund të ketë manipuluar shpenzimet në mbrojtje

Tre vende të NATO-s, pas rishikimit të të dhënave, rezulton se kanë shpenzuar më pak për mbrojtjen e tyre sesa ishte rënë dakord, thonë burime të NATO-s. Çekia, Sllovenia dhe Shqipëria rezultojnë se nuk e kanë arritur minimumin e dakordësuar vitin e kaluar, ndërkohë që ato në fakt duhet të jenë tashmë duke punuar drejt një buxheti shumë më të lartë të mbrojtjes.

11:00

Basha pyet shkodranët: Doni një kryebashkiak të kontrolluar nga Edi Rama dhe Tom Doshi? Nuk iu dëgjoj!

Lapsi.al 19 February 2022
Basha pyet shkodranët: Doni një kryebashkiak të kontrolluar nga

Nga Shkodra ku çeli zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 6 marsit Luzim Basha deklaroi se Partia Demokratike i ka një borxh të madh Shkodrës, pasi ky qytet i ka dhënë shumë kësaj partie.

Basha tha se shkodranët nuk duhet të kenë shembull për kryebashkiak kryeministrin Edi Rama dhe Tom Doshin, ndërsa ftoi si zgjidhjen e duhur kandidatin e PD-së, Xhemal Bushati.

"A doni një Shkodër me kryebashkiak të kontrolluar nga Edi Rama dhe Tom Doshi? Doni një kryebashkiak, i cili vendos në bashkinë e Shkodrës, modelin e Edi Ramës dhe Tom Doshit? A doni një kryebashkiak, i cili ta vendosë Shkodrën në funksion të agjendave personale dhe pazareve personale të Edi Ramës dhe Tom Doshit? Nuk iu dëgjoj! Edhe njëherë! Atëherë votoni partinë demokratike! Votoni Xhemal Bushatin", tha Basha.

Sot nis zyrtarisht fushata për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit. PD shkon e përcarë në këto zgjedhje pasi kandidat të vetin ka edhe grupimi i Sali Berishës. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI