Flash

Del sondazhi i parë/ Kush e fiton garën për bashkinë e Durrësit

Lapsi.al 17 February 2022
Del sondazhi i parë/ Kush e fiton garën për bashkinë e

Euronews Albania ka publikuar para pak çastesh rezultatet e një sondazhi të bërë për garën në bashkinë e Durrësit në zgjedhjet që zhvillohen në 6 mars.

Sipas të dhënave kandidatja e PS-së Emirjana Sako kryeson bindshëm me 41% të votave.

Në vend të dytë renditet kandidati i koalicionit “Shtëpia e lirisë”, Ardian Muka me 24.9% ndërsa në vend të tretë vjen Luan Hoti, kandidati i PD-së së Lulzim Bashës me vetëm 11.6%. (tabela poshtë)

Ndërsa më poshtë janë rezultatet e një sondazhi për ata që e kanë identifikuar veten si votues të PD-së të cilët i besojmë më shumë kandidatit të ish-kryeministrit Sali Berisha. 

Rezultatet janë të anketës së Barometrit në Euronews Albania, kryer nga MRB dhe Data Centrum në bashkinë Durrës, në datat 9-12 shkurt me 1000 intervista ballë për ballë në familje. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI