Flash

Rrëzimi i qeverisë, protestuesit në Mal të Zi kërkojnë zgjedhje të reja

Lapsi.al 9 February 2022
Rrëzimi i qeverisë, protestuesit në Mal të Zi

Mali i Zi Demokratik, një parti pjesë e shumicës së mëparshme qeverisëse në Mal të Zi, kërkoi mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Këtë kërkesë kjo parti e bëri gjatë një proteste më 9 shkurt në Podgoricë.

Protesta e së mërkurës, me sloganin “Mbrojtja e vullnetit elektoral të qytetarëve”, u drejtua nga zyrtarët e Demokratëve. Protesta u mbështet edhe nga deputetët dhe zyrtarët e Frontit Demokratik pro-serb.

Ata po ashtu shprehën pakënaqësi për formimin e mundshëm të një qeverie të pakicës, që është propozuar nga ish-partneri i tyre politik, Dritan Abazoviq, që është kryetar i Lëvizjes Qytetare URA.

Demokratët, Fronti Demokratik dhe URA kishin formuar koalicionin qeverisës pas zgjedhjeve të mbajtura më 2020.

Në protestën e 9 shkurtit morën pjesë disa mijëra qytetarë dhe aktivistë të subjekteve politike, të cilët mbajtën flamuj shtetërorë dhe mbishkrime përmes së cilave u bëhej thirrje qytetarëve që t’i rezistojnë “vjedhjes së vullnetit elektoral”.

“Njerëz, përgatituni për zgjedhje. Oferta jonë është e qartë, ne jemi demokratë dhe evropianë dhe ne ofrojmë një zgjedhje evropiane. Le t’ia kthejmë mandatin popullit dhe ta lëmë popullin të vendosë se cila do të jetë e ardhmja”, tha kryetari i Demokratëve, Aleksa Beçiq.

Beçiq më 7 shkurt u shkarkua nga posti i kryetarit të Kuvendit, pasi për largimin e tij nga kjo pozitë votuan 43 deputetë të Kuvendit.

Ai deklaroi se një qeveri e re e mundshme varet nga Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) e presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviq. Partia e Gjukanoviqit humbi në zgjedhjet e fundit parlamentare të vitit 2020.

“DPS do të bëjë dy të tretat e asaj shumice të re parlamentare, pa DPS-në nuk mund të merret asnjë vendim. Qeveria e re e pakicës do të varet nga vullneti i Gjukanoviqit dhe DPS-së”, tha Beçiq.

Beçiq kritikoi kryetarin e URA-s, Abazoviq, duke thënë se ai synon që ta formojë ekzekutivin e ri me mbështetjen e partisë së Gjukanoviqit, parti të cilin Abazoviq e ka akuzuar për korrupsion dhe krim të organizuar.

“Imagjinoni duke zgjedhur gjyqtarë dhe prokurorë bashkë me ata që u thoshin se ishin hajdutë e kriminelë. Askush nuk do të ndiqet penalisht pa lejen e Millo Gjukanoviqit”, tha Beçiq, teksa protestuesit brohorisnin “tradhti”, fjalë drejtuar Dritan Abazoviqit.

Kjo protestë u mbajt në kohën kur Dritan Abazoviq po përpiqet që të arrijë marrëveshje me disa subjekte politike për formimin e një qeverie të pakicës.

Protesta po ashtu ishte për të kundërshtuar shkarkimin e Beçiqit nga posti i kryeparlamentarit. Shkarkimi i tij u iniciua nga URA e Abazoviqit dhe u mbështet nga partitë opozitare.

Shkarkimit të Beçiqit i ka paraprirë rrëzimi i Qeverisë së Zdravko Krivokapiqit, pasi URA inicioi në Kuvend mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë.

Fronti Demokratik pro-serb po kërkon që partitë e shumicës së mëhershme parlamentare të arrijnë një marrëveshje për formimin e një ekzekutivi të ri. Por, kjo parti kundërshton fuqishëm mundësinë që URA e Abazoviqit të arrijë ndonjë marrëveshje për formimin e një qeverie të re me opozitën e udhëhequr nga partia e Gjukanoviqit. /REL

Të këshilluara

Tërmet midis Elbasanit dhe Librazhdit

Një lëkundje tërmeti është ndier mbrëmjen e së mërkurës në qarkun e Elbasanit. Sipas të dhënave të EMSC lëkundja ka pasur një magnitudë 3.2 të shkallës Rihte...

22:53

Cërrik, një person vret veten me thikë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Cërrik, ku një 64-vjeçar ka humbur jetën pasi ka goditur veten me thikë. Policia bën me dije se në fshatin Lu...

19:32

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI