Flash

Zbulohet hilja /Basha do ti japë Ramës deputetë borxh për të votuar vettingun

Lapsi.al 9 February 2022
Zbulohet hilja /Basha do ti japë Ramës deputetë borxh për

I gjendur përballë presionit amerikan dhe dhe shantazhit të Ramës: "Shkoni votoni, nuk negocjoj me ju", Basha e ka ulur sërish kokën. Burime brenda PD së vulës bëjnë me dije se deputetet demokratë do të bashkojnë nesër votat me PS për të zgjatur deri në 2024 afatin e komisioneve të vettingut që kanë kaluar deri më tani në sitë vetëm gjysmën e prokurorëve dhe gjyqtarëve.

Në vështirësi morale pasi e ka etiketuar këtë proces si mafioz, të kapur nga Rama dhe ndërkombëtarët 9video poshte), Basha la vendosur për një obsion prej skuthi.  Ai vetë nuk do të votojë pro, por do ti japë borxh rilindjes aq parlamentarë sa i duhen.

 

"Disave u ka thënë nuk kemi qëndrim, të tjerëve i ka shkelur syrin për të votuar duke u lënë te kuptohet, bëni si thotë ambasadorja", tha burimi i Lapsi.al. "Eshtë e pa precedentë që për një çështje të kësaj rëndësie mos mblidhet paraprakisht grupi parlamentar" vazhdoi burimi.

Për zgjatjen e mandatit të organeve të vetingut duhen 94 vota, që mazhoranca e vetme nuk i plotëson. 77 votave të saj i duhen dhe 17 vota të PD-së. Pra sipas strategjisë do të jenë ata të 17 që do bëjnë me "kokë të tyre" duke shkelur mbi veten, qëndrimet publike dhe atë që kanë pështyrë prej vitesh kundër reformës në drejtësi.

Në mes të tetorit grupi parlamentar i PS mori vendimin për të depozituar në Kuvend nismën e firmosur nga më shumë 1/5 e anëtarëve të Kuvendit për të filluar ndryshimin e kushtetutës për ti hapur rrugë zgjatjes së KPK dhe Komisionerëve Publik, duke e shtyrë procesin e vetingut deri më 31,12,2024. Duke shtuar pra 30 muaj të tjera.

E vënë nën trysni të fortë të qeverisë dhe të diplomatëve amerikanë opozita e vuajti gjatë faktin se do të duhet të lëpijë ato që ka pështyrë për vettingun.

Menjëherë sapo qeveria hodhi këtë ide nënkryetarja e PD-së, Grida Duma bëri deklaratën se opozita do të qe konstruktive me reformën në drejtësi. Ndërsa më tej, nënkryetari tjetër, Alibeaj, i pyetur në “5 pyetjet nga Babaramo” u përdrodh pa dhënë një përgjigje të saktë (video ketu poshte).

Më tej ish ministri dhe deputeti demokrat Genc Pollo në një shkrim të fortë, lëshoi apelin: “Një votë e deputetëve të PD pro zgjatjes së vettingut, do të ishte shumë më e rëndë dhe më e ligë sesa votat e deputetëve socialistë për shembjen e Teatrit Kombëtar”.

Lexo me tej:

Andi Bushati: Votat per vetingun, tradhëtia e fundit e Bashës

Për të kuptuar se sa në mënyrë të pandershme ka luajtur PD-ja zyrtare duhet parë perspektiva e luhatjeve në qëndrimet e saj.

Ata braktisën fillimisht mbledhjen e parë në kuvend, me pretendimin absurd se kjo nismë e PS-së, duhej shqyrtuar së bashku me tre propozimet, për të ndryshuar në mënyrë të trefishtë Kushtetutën: për ligjin zgjedhor, reformën territoriale dhe vettingun e politikanëve të bërë nga SPAK. Basha vetë deklaroi disa herë se ai nuk kishte prioritet atë që i kërkonin Rama dhe Yuri Kim.

Rama përdhunon opozitën/ Marsh, votoni zgjatjen e vettingut pa negociata

Versioni i dytë ishte se kjo nismë do ti nënshtrohej një konsultimi të gjërë.

Më pas ata hodhën poshtë çdo ide sipas të cilës kjo çështje themelore, që ka të bëjë me dështimin e reformës në drejtësi dhe kapjen e saj, mund të përdorej si monedhë shkëmbimi në një marrëveshje të mundshme politike.

Por, ditët kaluan, gjithçka mbeti në heshtje, dhe këtë të enjte historia mund të mbyllet me 17 ushtarë të dhënë borxh të cilët Basha do të bëjë sikur nuk i shef.

©Lapsi.al

 

Të këshilluara

Cërrik, një person vret veten me thikë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Cërrik, ku një 64-vjeçar ka humbur jetën pasi ka goditur veten me thikë. Policia bën me dije se në fshatin Lu...

19:32

Saimir Tahiri mbërrin në burgun e Fierit

Mesditën e sotme ka mbërritur në burgun e Fierit ish ministri Saimir Tahiri, ku do të kryej dënimin prej 4 vitesh e 3 muaj. Ai mbërriti rreth orës 16:00, i shoq...

17:11

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI