Presidenti Ilir Meta akuzon Kuvendin se ka manipuluar provat që ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese, ndërsa ka depozituar edhe një kallëzim në Prokurorinë e Tiranës. Pas deklaratave dhe akuzave të kreut të shtetit ka ardhur reagimi i Kuvendit. Në sqarimin e shpërndarë për mediat, Kuvendi bën me dije se në datën 4 shkurt 2022 ka depozituar pranë Gjykatës Kushtetuese dokumentacionin zyrtar ligjor që lidhet me çështjen në shqyrtim.
Reagimi i Kuvendit
Në respekt të pavarësisë së institucioneve kushtetuese, duke qenë se Gjykata Kushtetuese është tërhequr për të marrë vendim, Kuvendi respekton heshtjen dhe nuk bën komente për rastin në fjalë.
Përsa i takon pretendimeve të Presidentit të Republikës për manipulim ose për fallsifikim, me përgjegjësi të plotë sqarojmë se këto pretendime nuk qëndrojnë.
Kuvendi i Shqipërisë, në datën 4 shkurt 2022, ka depozituar pranë Gjykatës Kushtetuese dokumentacionin zyrtar ligjor që lidhet me çështjen në shqyrtim.