Flash

Rritja e çmimit të miellit, Autoriteti i Konkurrencës: Tregu është ende në monitorim

Lapsi.al 9 February 2022
Rritja e çmimit të miellit, Autoriteti i Konkurrencës: Tregu

Vitin e kaluar, rritja e çmimit të grurit të importuar solli në muajin shtator shtrenjtimin 12% të çmimit të bukës. Autoriteti i Konkurrencës në 2020 kishte nisur hetimin e tregut dhe importit të miellit, por për shkak të ndryshimeve të çmimeve të grurit në tregjet ndërkombëtare nga kriza e pandemisë, u shty edhe për 1 vit afati i monitorimit më të thelluar të tregut.

Për opozitën rritja e menjëhershme e çmimit ishte e koordinuar dhe nënkryetarja e PD-së, Jorida Tabaku ka kërkuar dëgjese në Autoritetin e Konkurrencës për konkluzionet e hetimit të vitit 2020 në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave.

“Rritja e çmimit të miellit dhe bukës dukej rritje e menjëhershme dhe e koordinuar. Pasi ngrita këtë shqetësim në media pati disa prononcime në lidhje me një hetim të tregut të miellit që kishte nisur në 2020. Vendimi nr. 700 konsistonte për shkelje në treg, çka u faktua që çmimi i rritur nga 5 kompanitë u reflektua menjëherë në treg. Për këtë arsye kërkova dëgjesë me Autoritetin e Konkurrencës”, tha ajo.

Kreu i AK-së, Denar Biba shpjegoi në dëgjesën e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave se në vitin 2020 kishte nisur hetimin e tregut të importit të grurit dhe prodhimit të miellit, por pas monitorimit 1-vjeçar, u vendos shtyrja e tij, për të vazhduar për hetim të thelluar, pasi koha ishte e mjaftueshme për të kaluar nga rekomandimet në gjobat nëse do të vërtetoheshin shkeljet për realizmin e 1 marrëveshje.

“Në 2020 përmes kërkimit të një subjekti ne nisëm një monitorim të tregut, pa monitorimit të tregut të importit të grurit dhe miellit, është vlerësuar nga Komisioni i Konkurrencës që hetimi paraprak ka disa premisa dhe meriton që tregu që të hetohet më gjerësisht. Më pas në korrik të 2020 është mbledhur Komisioni, është përgatitur raporti, kujtojmë që ka qenë një periudhë pandemie dhe një pjesë e mbledhjeve bëhet në online dhe intensiteti i debateve nuk ka qenë ky që është sot, ky në 2021 është më voluminoz, si përfundim është vendosur që ka element të sjelljes së bashkërenduar megjithatë nuk ka vlerësuar që të gjobisë subjektet dhe është lënë tregu dhe këto 4 subjekte, që dominonin rreth 70-80% të tregut, janë marrë në monitorim, por pa i vendosur gjoba. Në korrik të 2021, maturohet koha 1 vjeçare dhe Komisioni kishte detyrimin që të shihte se çfarë është bërë gjatë kësaj periudhe. Disa prej anëtareve, unë një ndër ta, nuk krijuam bindje, se diçka nuk shkonte, problematikat janë në atë treg, por në mungesë të një prove konkrete vetëm me një indice që ishte çmimi, pa analizë të kostos, si u arrit në këtë çmim nuk mund të merrnim një vendim, të vendosnim gjobë ose jo. Kam kërkuar shtyrjen e hetimit edhe me një 1 vit, pasi nuk mund të jepnin vendimin për populizëm, por që më pas do rrëzoheshin nga gjykata”.

/monitor https://www.monitor.al/rritja-e-cmimit-te-miellit-autoriteti-i-konkurrences-tregu-eshte-ende-ne-monitorim-vendimi-final-ne-shtator-2022/

Të këshilluara

Arrestohen 7 persona në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar 7 shtetas, 3 prej tyre të shpallur në kërkim, dhe proceduar penalisht 5 të tjerë, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. ...

12:42

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI