Flash

Ankohen serbët e Malit të Zi: Abazoviç po na pengon të hyjmë në koalicion

Lapsi.al 7 February 2022
Ankohen serbët e Malit të Zi: Abazoviç po na pengon të

Pas rënies së qeverisë Krivokapiç në Mal të Zi, Dritan Abazoviç shihet si një nga kandidatët e mundshëm për kryeministër. Por për partitë serbe, ai që deri tani ishte aleat, tani shihet si rivali kryesor. Milan Knezevic i Frontit Demokratik në Malin e Zi, në një prononcim për Tv Prva, tha se Abazoviç po pengon hyrjen e serbëve në koalicionin e ri.

“Dritan Abazoviç u vetëshpall hero serb, se do ta mbronte gjuhën serbe… Është ai djali me kaçurrela që u paraqit si hero kombëtar në mediat serbe.

Tani do të doja që mediat ta vërejnë se ky djali kaçurrel nuk po lejon në qeverinë e re përfaqësues politikë me origjinë serbe, sepse ai beson se ne si serbë nga Mali i Zi do ta shkatërrojmë integritetin dhe sovranitetin e saj”, tha Knezeviç, siç raporton B92.

Ndërkohë, presidenti Gjukanoviç thotë në një intervistë për DË thotë se partia e tij, PDS, i ka ofruar mbështetje qeverisë pakicë edhe pas zgjedhjeve të vitit të kaluar, duke besuar se “do të jetë shumë e rrezikshme për Malin e Zi, nëse koalicioni qeverisës bëhet kaq i varur nga nacionalizmi serbomadh”.

Gjukanoviç shprehet më tej se qeveria e deritanishme përbëhej nga tre koalicione, “njëra prej të cilave është koalicion i profilizuar qartë i Serbisë së Madhe. Ne kemi menduar, se nëse një qeveri e tillë përcakton politikën shtetërore, kjo do të ishte shumë e rrezikshme për Malin e Zi”.

Të këshilluara

Aksident në Korçë, plagosen dy të rinjtë

Një aksident është regjistruar këtë të hënë në rrugën Korçë-Drithas. Bëhet me dije se një automjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë janë dëmtuar dy të rinj. Gru...

19:19

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI