“Gjatë ditës së djeshme filluan punimet restauruese në Shtëpinë e Xhafer Devës, shtëpi e ndërtuar në vitin 1930 në qendër të vjetër të qytetit nga arkitektë dhe punëtorë austriakë. Shtëpia e Xhafer Devës ka vlerë të jashtëzakonshme shoqërore, kulturore, historike dhe arkitektonike për tërë rajonin”, u tha në njoftimin e MKRS-së.
Projekti është paraparë të përfundojë në fund të këtij viti.
Kush ishte Xhafer Deva
Nё vitin 1944, Xhafer Deva ishte emёrua Ministёr i Punёve tё Brendshme nё qeverinё e Shqipërisë. Në pranverë të po atij viti, ai e kishte ngarkuar një ndër krerët e “Lidhjes së Dytë të Prizrenit”, Bedri Pejanin, që të krijonte divizionin SS “Skanderbeg”, që sipas disa historianëve, i kontribuoi fuqishëm kryerjes së krimeve ndaj hebrenjve.
Nga ana tjetër, mbështetësit shqiptarë të aktivitetit të Xhafer Devës e lidhin rolin e tij kryesisht me formimin e “Lidhjes së Dytë të Prizrenit”. Xhafer Deva konsiderohet nga këta si themelues dhe kryetar i shquar i këtij formacioni ushtarak e qeverisës në mbrojtje të kufijve të Shqipërisë.
Pavarësisht të dyja anëve, qëndrimet e të cilave tashmë diheshin, shtëpia e Devës është konsideruar monument i veçantë nga Kosova, që tash e disa vite që planifikon restaurimin e atij objekti. Restaurimi ka nisur këtë muaj në kuadër të programit “Trashëgimia kulturore si nxitëse për dialogun ndërkomunitar dhe kohezionin social”. Projekti i hartuar nga “CHëB Kosova” bashkëfinancohet nga Zyra e Instrumentit për Stabilitet dhe Paqe e Bashkimit Evropian dhe nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Implementimi bëhet nga UNDP-ja.
Kostoja e restaurimit është paraparë të jetë 300 mijë euro. Ish-pronari i kësaj shtëpie interesante në Mitrovicë, Xhafer Deva mbetet figurë polarizuese e historiografisë. Ai qe anëtar i qeverisë shqiptare që për disa historianë synonte një Shqipëri të Madhe, e për disa të tjerë ishte thjesht bashkëpunëtor i pushtuesve nazistë. Xhafer Deva vdiq më 25 maj të vitit 1978.Memory culture and preserving cultural heritage must be taken as opportunities to deal with the past in an open, truthful way. The German Embassy is ready to support any reasonable approach to memory culture in Kosovo
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) February 7, 2022