Partia Demokratike deklaroi sot se Sali Berisha dhe kandidatët e tij janë pjesë e LSI dhe ata s’kanë asnjë lidhje me PD.
Në përgjigje të deklaratave të Berishës sot në Durrës, PD thekson se Berisha vijon të manipulojë demokratët dhe se Sali Berisha dhe kandidatët e tij janë tashmë pjesë e LSI-së dhe ndonëse duket që u vjen turp nga anëtarësimi në këtë parti, ata nuk i lidh me asgjë me PD, sado mashtrojnë duke përdorur emrin dhe simbolet e saj.
