Flash

Mahmood dhe Blanco triumfojnë në Sanremo

Lapsi.al 6 February 2022
Mahmood dhe Blanco triumfojnë në Sanremo
Pas pesë netësh me muzikë, të ftuar dhe performanca, Festivali i Sanremos kurorëzoi fituesit e edicionit të 72-të, Mahmood dhe Blanco me këngën “Brividi” (Drithërima). https://youtu.be/MA_5P3u0apQ Mahmood & Blanco u kurorëzuan si fituesit e Sanremo 2022 pasi mposhtën Elisa-n me këngën “O forse sei tu” dhe Gianni Morandi me “Apri tutte le porte” në superfinale. Sipas sondazheve online, “Brividi” ishte më e pëlqyera. Në një konferencë për shtyp menjëherë pas fitores së tyre, ata konfirmuan se do të përfaqësojnë Italinë në Eurovision Song Contest. “Do të shkojmë patjetër në Eurovision, jemi shumë të kënaqur që do të jemi pjesë sidomos sepse do të mbahet në Itali,” tha Blanco. Kënga “Brividi” rrëfen frikën e të dashuruarit, gabimeve dhe vuajtjeve, por edhe lumturinë që ndjen kur je plotësisht i lirë.

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI