Flash

Meta sulmon sërish Bashën: Ka bërë gjithçka me kokëfortësi për të qëndruar

Lapsi.al 6 February 2022
Meta sulmon sërish Bashën: Ka bërë gjithçka me

Gjatë intervistës për RTCG, televizionin shtetëror të Malit të Zi, Presidenti Ilir Meta tha se opozita shqiptare është në proces ridimensionimi.

Ai u shpreh se kreu i PD ka ndërmarrë veprime të rënda nuk ka reflektuar, por ka qëndruar me kokëfortësi në detyrë. Kreu i shtetit theksoi se beson që Shqipëria ka nevojë për një opozitë të vërtetë.

“Përgjegjësia nuk është e njëanshme, pra vetëm e qeverisë, por për fat të keq përgjegjësi të madhe ka edhe lidershipi i opozitës në këto vite, që ka kryer disa akte të paprecedenta që kanë dëmtuar shumë demokracinë, shtetin e së drejtës dhe pothuajse e kanë rrëzuar sistemin e llogaridhënies.

Djegia e mandateve, një veprim i papranueshëm. Për më shumë se dy vjet Shqipëria kishte një Parlament njëpartiak. Kemi bojkoton e reformës në drejtësi, që ishte një reformë shumë e rëndësishme. Kemi mos hyrjen në zgjedhjet vendore. Jo vetëm në Evropë por edhe në Afrikë nuk gjen një vend që nuk ka këshilltar, jo kryetar bashkie opozita.

Për fat të keq kemi edhe një problem brenda PD-së apo opozitës, por besoj se ky problem do kapërcehet me kohën dhe është e papranueshme që ai kryetar, ai lider që ka ndërmarrë këto veprime të rënda në 6-7 vjet, në vend që të reflektonte dhe të merrte përgjegjësi.

Ka bërë gjithçka për të qëndruar me kokëfortësi, për t’iu shmangur votimit demokratik dhe zbatimit të rregullave të partisë së tij. Kjo nuk është pozitive, por unë besoj se opozita është në procesin e saj të ridimensionimit dhe unë besoj se vendi ka nevojë për opozitë të vërtetë. Do ta ketë gjithnjë e më shumë”, - tha Meta.

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI