Flash

Ishim kthyer në "tmerrin" e bizneseve në Kamëz, zbulohet banda e hajdutëve

Lapsi.al 5 February 2022
Ishim kthyer në "tmerrin" e bizneseve në Kamëz,

Një hajdut nga Valiasi, K.B, 26 vjeç, i vjetër në profesion, u arrestua nga Komisariati nr.5 i Tiranës, si pjesë e bandës së hajdutëve që i masakronte bizneset në këte bashki. Dy bashkëpunëtorë të tij janë shpallur në kërkim, në kuadrin e operacionit "Përsëritësit": A.B, 21 vjeç, edhe ky i dënuar më parë për vjedhje dhe po nga Valiasi si edhe E.S, 30 vjeç, banor i Kamzës.

Policia tha se ata, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në kohë dhe vende të ndryshme, gjatë orëve të vona të natës, kryenin vjedhje biznesesh në zonën e Kamzës. Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se këta shtetas janë autorë të 4 rasteve të vjedhjeve të ndryshme, konkretisht:

Më datë 10 janar 2022, në Laknas, Kamzë, dyshohet se kanë vjedhur dy televizorë, një shumë parash dhe sasi pijesh alkoolike, në lokalin në pronësi të shtetasit I. Ç.;

Më datë 1 shkurt 2022, në rrugën "Berisha" në Kamzë, dyshohet se kanë vjedhur në marketin me menaxhere shtetasen B. G., 32 vjeçe;

Më datë 3 shkurt 2022, në rrugën "Demokracia" në Kamzë, dyshohet se kanë vjedhur në lokalin në pronësi të shtetasit B. K.;

Më datë 4 shkurt 2022, në lagjen nr. 5, në Kamzë, dyshohet se kanë vjedhur një shumë parash, në laboratorin mjekësor me menaxher shtetasin G. D., 36 vjeç.

Atyre u janë sekuestruar 2 automjete, veshje që dyshohet se përdoreshin për kryerjen e vjedhjeve, dhe sende të tjera të vjedhura. Vazhdon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë.

Të këshilluara

Moti për sot, diell dhe rritje temperaturash

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot me diell. Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë ...

08:15

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI