Flash

“Më detyruan të punoj këtu”, 25 vjeçari shqiptar kapet brenda shtëpisë së barit në Britani

Lapsi.al 5 February 2022
“Më detyruan të punoj këtu”, 25 vjeçari

Policia britanike ka vënë në pranga një 25 vjeçar shqiptar i cili është kapur brenda një shtëpie bari.

Mediat bëjnë me dije se i arrestuari është 25 vjeçari Elton Haizi. I riu në momentin që është përballur me efektivët anglezë ai u përpoq të justifikohet se ishte i detyruar prej njerëzve të tjerë që të punonte në fabrikën e kanabisit.

Por oficerët e policisë së Dyfed-Poëys dhe Njësia e Komunikimeve Dixhitale dhe Krimit Kibernetik i vërtetoi të kundërtën se ai ishte i lidhur me një grup krimit të organizuar që drejtonte kultivimin dhe trafikimin e kanabisit.

“Çdo dhomë në fabrikën e kanabisit ishte ndërtuar në mënyrë profesionale dhe të sofistikuar. Brenda ‘shtëpisë së barit’ janë gjetur 250 bimë të pjekura dhe me cilësi të lartë”, ka theksuar një nga oficerët anglezë pas bastisjes, shkruajnë mediat britanike.

25 vjeçari Haizi u justifikua se e kishin detyruar që të punonte në fabrikën e kanabisit por pasi hetuesit e krimit kibernetik rikuperuan telefonin e tij celular, faktet tregonin të kundërtën.

Të këshilluara

Moti për sot, diell dhe rritje temperaturash

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot me diell. Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë ...

08:15

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI