Lajmi i kësaj të premteje ka qenë vendimi i Apelit të GJKKO që dënoi me 3 vite e 4 muaj burg për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.
Pas vendimit të gjykatës ai është shoqëruar në drejtorinë e Policisë së Tiranës.
BalkanWeb ka publikuar një foto ku shihet ish-ministri me avokatin e tij Maks Haxhiaj, në ambientet e drejtorisë.
Pas procedurave që lidhen me arrestimin e tij, Tahiri do të dërgohet në ambientet e burgut 313.
