Flash

Prag lufte/ SHBA dërgon 3 mijë trupa të tjerë në Europën Lindore

Lapsi.al 2 February 2022
Prag lufte/ SHBA dërgon 3 mijë trupa të tjerë në

Presidenti Joe Biden miratoi dislokimin e afro 3,000 trupave amerikane në Evropën Lindore gjatë ditëve të ardhshme.

Pentagoni tha të mërkurën se ky veprim është një sinjal i gatishmërisë së Shteteve të Bashkuara për të mbrojtur aleatët e NATO-s.

Me dislokimin e këtyre trupave si edhe vendosjen e 8,500 trupave në gatishmëri të lartë muajin e kaluar për t’u dërguar në Evropë, nëse është e nevojshme, Shetet e Bashkuara synojnë të qetësojnë aleatët e NATO-s përballë grumbullimit të trupave ruse pranë Ukrainës.

Sipas një burimi që është në dijeni të detajeve, 1700 trupa do të vendosen në Poloni dhe 300 të tjerë në Gjermani. Rreth 1,000 trupa që ndodhen në Gjermani do të dërgohen në Rumani.

Pentagoni tha se nuk përjashtonte dërgimin e trupave të tjera, përveç atyre të njoftuara të mërkurën.

"Është e rëndësishme që t'i dërgojmë një sinjal të fortë zotit Putin dhe botës se NATO-ja është e rëndësishme për Shtetet e Bashkuara dhe për aleatët tanë," tha zëdhënësi i Pentagonit John Kirby në një konferencë shtypi.

Rusia mohon se ka në plan të pushtojë Ukrainën. Por pasi ka rrethuar Ukrainën me forca nga veriu, lindja dhe jugu, Moska tani po përmend reagimin perëndimor si provë për deklarimet e saj se Rusia është objektivi dhe jo nxitësja e agresionit.

Pentagoni ripërsëriti paralajmërimet ndaj Rusisë, por shprehu shpresën se zoti Putin do të zgjidhte alternativën diplomatike.

"Nuk besojmë se ai ka marrë një vendim për të ndërhyrë më tej në Ukrainë," tha zoti Kirby. /VOA

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43