Flash

Dëborë dhe ngrica/ Rruga e Arbrit e bllokuar, izolohen disa fshatra në Dibër

Lapsi.al 22 January 2022
Dëborë dhe ngrica/ Rruga e Arbrit e bllokuar, izolohen disa fshatra

Kur shumë zona të vendit janë ‘pushtuar’ nga reshjet e borës, dhe të tjera zona po përballen me temperatura të ulëta, policia jep detaje nga situata në disa rrugë të vendit. Si pasojë e ngricave vijon të jetë e bllokuar Rruga e Arbrit. Policia ka vendosur postblloqe në Klos dhe në Bastar-Murrizë dhe detyron drejtuesit e mjeteve të marrin aksin e vjetër nga Burreli.

SITUATA NË FSHATRA DHE RRUGË

Aksi Peshkopi-Klos kalimi bëhet me zinxhirë në orët e mëngjesit për shkak të ngricave, ndërsa më tej Klos – Skuraj pa probleme.

Aksi Ura e Çerenecit – Librazhd kalimi bëhet me zinxhirë.

Aksi Peshkopi-Kala e Dodës-Kukës kalimi bëhet me zinxhirë.

Aksi Peshkopi- Draj Reç- Kukës kalimi bëhet me zinxhirë.

Pjesa më e madhe e fshatrave në zonat e thella të Lurës, Selishtës, Kalasë së Dodës, Sllovës, Krastës, Ostrenit, Trebishtit, janë të izoluar dhe rrugët janë ende të pa hapura.

Janë prej 48 orësh pa orësh pa energji elektrike njësitë Administrative Lurë, Selishtë, Luzni dhe Sllovë. Në Bulqizë vijojnë të jenë pa energji prej 48 orësh Njësitë Administrative Krastë, Ostren, Trebisht dhe një pjesë e fshatrave të Fushë Bulqizës.

Për shkak të ngricave një pjesë e qytetit të Peshkopisë kanë mungesë të ujit të pijshëm, tubacionet kanë ngrirë pasi temperaturat gjatë natës kanë qenë rreth -15 gradë nën zero. Nga informacionet që kemi nga spitali Rajonal Dibër, nuk ka pasur thirrje për emergjenca shëndetësore apo civile.

Të këshilluara

Shpërthim tritoli në Fushë Krujë

Rreth orës 22:05, në Fushë Krujë, në derën e dyqanit të shtetasit N.S, është vendosur një sasi lënde plasëse, ku nga shpërthimi ka vetëm dëmtim të derës së dyqa...

22:44

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI