Flash

FOTO/ Historia e panjohur e vajzës që mban pishtarin e “Columbia Pictures”

Lapsi.al 21 January 2022
FOTO/ Historia e panjohur e vajzës që mban pishtarin e “Columbia

Zonja që mban pishtarin e siglës së kompanisë së filmave “Columbia Pictures” është parë nga miliona njerëz në botë.

Ajo vajzë dhe jeta e saj reale ishte e panjohur derisa Michael Deas u porosit të krijonte një logo për kompaninë në vitet 1990. Vajza që mban pishtarin është Jenny Joseph, një grafiste 28-vjeçare në një revistë që nuk kishte modeluar kurrë më parë dhe që nuk modeloi as më vonë.

Piktura nisi në korrik të 1991 në apartamentin e Kathy Anderson, një mike e piktorit Michael Deas dhe Jenny Joseph në New Orleans. Studio u improvizua duke vendosur një sfond të madh, kuti dhe disa blice në dhomën e ndenjes.

“Herën e parë që pashë “Zonjën Pishtar” në ekranin e madh, mbeta pa fjalë. Në fillim nuk e mendoja faktin se miliona njerëz do ta shihnin një ditë këtë imazh. Megjithatë, edhe sikur tabloja të mos ishte bërë e famshme, fotosesioni do të mbetej sërish një nostalgji në zemrën time.

Ndoshta sepse u krye në dhomën time të ndenjjes, me shoqen time të dashur dhe me ato kruasanët perfektë. Do ta kujtoj gjithmonë me mall këtë ditë” – tha Kathy Anderson. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Shpërthim tritoli në Fushë Krujë

Rreth orës 22:05, në Fushë Krujë, në derën e dyqanit të shtetasit N.S, është vendosur një sasi lënde plasëse, ku nga shpërthimi ka vetëm dëmtim të derës së dyqa...

22:44

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI