Flash

8 Janari/ Basha: Berisha do t’i vinte flakën shtëpisë sonë për karrigen e tij

Lapsi.al 22 January 2022
8 Janari/ Basha: Berisha do t’i vinte flakën shtëpisë

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha gjatë takimit me drejtues të njësisë 8 të PD në kryeqytet, foli për luftën e brendshme në PD. Basha tha se Berisha për karrigen e tij ishte gati t’i vinte flakën shtëpisë.

“Shqipërisë po i vijnë vërdallë disa hije të së shkuarës që thonë gënjeshtra për të mbuluar atë që i kanë bërë këtij vendi. Këto hije të së shkuarës dhe simbole të korrupsionit janë bërë peshë e tepërt për çdo familje shqiptare.

Janë lodhur shqiptarët duke dëgjuar të njëjtat alibi dhe gënjeshtra. Shikoni si dolën me inceneratorët. Kemi 6 vjet betejë për një të vërtetë të dhimbshme dhe një aferë korruptive me përmasa të përbindshme. Koka e kësaj afere bashkë me tubin e oksigjenit mundohen ta heqin vëmendjen nga kjo.

Qëllimi i tyre është ta mbajnë Shqipërinë kështu. Faktori ndërkombëtar është vetëdijësuar për faktet e masakrës zgjedhore. Kush ka hesape me drejtësinë mendon se mund të shpëtojë. Këto janë të vërtetat e fundit të një politike që i ka lodhur njerëzit. I ka bërë të humbin besimin te politikbërja. Shikoni çfarë ndodhi brenda shtëpisë sonë. E gjitha gjoja filloi për arsye parimore por paska qenë për hallin e Sali Berishës. Ai bashkë me një grusht njerëzish për karriget e tyre janë gati t’ia vënë zjarrin shtëpisë së tyre”, tha Basha.

Ai u shpreh se lufta nuk bëhet duke vënë demokratët përballë njëri tjetrit dhe këtë sipas tij e faktoi më së miri protesta e 8 Janarit.

“A mund t’ia lejoja edukatës time. Jua kam thënë në fillim. Nuk e bëj. Lëre të shfryjë. E di që është plot me zemërim. Do ketë edhe koston e vet. Nuk luftohet duke vënë demokratët përballë njëri tjetrit. 8 Janari ia ka hapur sytë të gjithëve pse kam marrë një vendim të drejtë”, u shpreh ai.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI