Flash

Berisha: Yuri Kim sikur përfaqëson Edi Ramën dhe jo SHBA-të

Lapsi.al 22 January 2022
Berisha: Yuri Kim sikur përfaqëson Edi Ramën dhe jo SHBA-të

Ish-kryeministri Sali Berisha të shtunën ka vijuar me akuzat kundër ambasadores amerikane në Tiranë Yuri Kim, të cilën e cilësoi si një “përfaqësuese të Edi Ramës” dhe jo të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Nga Foltorja e Mirditës, Berisha tha se Shqipëria është në një agresion të krimit si kurrë më parë, duke theksuar se Departamenti Amerikan i Shtetit ka raportuar se vendi ka një korrupsion të papërmbajtur në të gjitha nivelet, por që sipas tij këto deklarata nuk përkthehen në fjalët e përfaqësuesve të SHBA-së në Tiranë.

“DASH deklaron në raportet e tij se Shqipëria është qendër operacionale e organizatave kriminale të rajonit, të Amerikës së Veriut e Jugut, të Lindjes së Mesme dhe Evropës. DASH deklaron në raportet e tij se Shqipëria ka një korrupsion të papërmbajtur në të gjitha nivelet, por si ka mundësi këto deklarata nuk përkthehen në deklarata të përfaqësuesve të SHBA në Tiranë? Koha është të mendojmë se një gjë u them unë kujtdo ne na kanë studiuar shumë tipin psikologjik nga kollozët më të mëdhenj, thonë për shqiptarët inteligjent, nuk thotë asnjë prej tyre fjalë tjetër përveçse inteligjent kanë probleme të tjera pastaj që për një plesht djegin jorganin por ajo është …se Zoti nuk i çon të gjitha të mirat në një vend, i shpërndan”, tha ish-kryeministri.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI