Flash

Komisioni i Rithemelimit të PD: Do marrim pjesë në zgjedhjet e pjesshme lokale

Lapsi.al 19 January 2022
Komisioni i Rithemelimit të PD: Do marrim pjesë në zgjedhjet e

Komisioni i Rithemelimit të PD-së thotë se është gati të hyjë në zgjedhjet e pjesshme vendore që pritet të dekretohen nga Presidenti Meta.

“Duke ndjekur situatën politike për zgjedhjet e pjesshme, Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të Partisë Demokratike deklaron se do të jetë pjesë e këtyre zgjedhjeve për tu dhënë Shqiptarëve mundësinë për t’u përfaqësuar në qeverisjen vendore me kapacitetet me të mira të vendit” – thuhet në një deklaratë të këtij komisioni që shton se kandidatët do t’i zgjedhë me anë të primareve.

“Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit vendosi sot hapjen e procesit të primareve brenda PD për përzgjedhjen e kandidaturave me të mira për secilën nga bashkitë në garë. Nga sot, ne të gjitha bashkitë ku do të hapet gara Partia Demokratike fillon punën për evidentimin e kandidatëve. Procesi i përzgjedhjes do të finalizohet me datë 30 Janar 2022 sipas parimit “te Primareve”. Në përputhje me statutin e PDSH neni 12 dhe 38 kandidatet mund të evidentohen:

Me vetëpropozim; Propozim nga anëtarësia; Propozim nga organet qendrore të PDSH. Kandidatët duhet të jenë personalitete me autoritet të lartë politik profesional dhe shoqëror. Dokumentacioni i nevojshëm duhet të paraqitet pranë Komisionit të Përkohshëm të Rithemelimit të PD dhe duhet të përmbajë CV profesionale dhe politike të kandidatëve si dhe formularin e vetëdeklarimit për pastërtinë e figurës së kandidatit. Afati për paraqitjen e kandidaturave është data 24 Janar 2022 ora 24.00” - thuhet në njoftim. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI