Flash

I pavaksinuar/ Tenisti Novak Xhokoviç arrestohet në Australi për të dytën herë

Lapsi.al 15 January 2022
I pavaksinuar/ Tenisti Novak Xhokoviç arrestohet në Australi

Policia australiane ka ekzekutuar që në orën e para të mëngjesit të së shtunës në këtë vend urdhrin për ndalimin e Novak Xhokoviç. Tenistit serb iu refuzua hyrja për herë të dytë nga autoritetet e emigracionit, pasi ai nuk është vaksinuar për COVID-19.

Xhokoviç u mbaj disa ditë në hotel në karantinë, derisa një gjykatë australiane ktheu vendimin e parë të autoriteteve për t’i ndaluar hyrjen në Australi sportistit që dëshironte të merrte pjesë në Australian Open. Por Ministri për Emigracionin në Australi, Aleks Hauk, vendosi publikisht të revokonte vizën e sportistit për herë të dytë.

Xhokoviç është shoqëruar nga policia në pritje të seancës së sotme në Gjykatën Federale të Australisë, ku do të gjykohet përsëri çështja e tij dhe do të merret vendimi përfundimtar nëse tenisti serb do të qëndrojë apo jo në këtë vend për të marrë pjesë në turne, në atë që është kthyer në një nga çështjet gjyqësore sportive më të ndjekura në botë.

Të këshilluara

Zbulohet një shtëpi bari në Shkodër (FOTO)

Një aksion i policisë së Shkodrës u finalizua këtë të premte më goditjen e një banesë e cila ishte kthyer në një vend të kultivimit të lëndëve narkotike. Në fot...

21:14

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI