Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi rrëfeu për bisedën e tij mëngjesin e protestës së 8 janarit me presidentin Ilir Meta. Në emisionin “Radari informativ”, Këlliçi tha se Meta e ka kontaktuar në mëngjesin e së shtunës së kaluar. Në pamundësi për t’i kthyer përgjigje pasi ndodhej në mbledhje, Këlliçi tregon se i ka kthyer përgjigje me mesazh presidentit Meta. Ish-kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike përmendi në emision se kreu i shtetit kishte shqetësim në lidhje me makinat e parkuara në selinë blu.
“Një komunikim që është bërë publik edhe për media. Kam pasur një telefonatë nga presidenti mëngjesin e 8 janarit që nuk kam pasur mundësi t’i përgjigjem. Unë komunikoj çdo ditë në çdo orë të ditës të natës me demokratë të thjeshtë apo jo. Çdokujt i kthej përgjigje dhe jo më presidentit. I kam çuar një mesazh mbrapsht kur kam parë thirrjen që president kam qenë në takim. Ai kishte pasur një shqetësim në lidhje me makinat e parkuara”, u shpreh Këlliçi.
Kreu i shtetit Ilir Meta tregoi sot nga Presidenca bisedën në Whatsapp me Belind Këlliçin. Ai i kërkoi deputetit demokrat që të mos prekeshin automjetet në godinën e PD, pasi ishin vendosur për të provokuar protestuesit e 8 janarit./ABC