Flash

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Studimi i fundit: Nuk jemi gati për t’u përballur me pandeminë e ardhshme

Lapsi.al 28 December 2021
Studimi i fundit: Nuk jemi gati për t’u përballur me

Bota nuk është ende gati për t’u përballur me pandeminë e ardhshme. Alarmi vjen nga rezultatet e Indeksit Global të Sigurisë Shëndetësore (GHS) 2021, një raport që cakton një pikaravazh për 195 shtetet e botës, bazuar në aftësinë e tyre për të reaguar ndaj epidemive dhe pandemive.

Që nga viti 2019, kur u publikua Indeksi i parë GHS, nuk ka ndryshuar asgjë. Në fakt, nga një normë prej 40.2 nga 100, mesatarja globale ka rënë në 38.9. Nëse ose kur të shpërthejënjë pandemi e re, ne nuk do të jemi më shumë të përgatitur se sa ishim në vitin 2019, pavarësisht përvojës që duhet të kishim fituar me pandeminë aktuale të Covid-19.

Klasifikimi 

Në renditjen e hartuar nga raporti, ku analizohen faktorë të ndryshëm, si sistemi shëndetësor, logjistika, infrastruktura dhe besimi i qytetarëve tek qeveria, Italia renditej në vendin e 41-të në nivel global me 51.9 pikë nga 100, dhe nga mesi midis vendeve evropiane.

Renditjen botërore e kryesojnë Shtetet e Bashkuara me 75.9 pikë, e ndjekur nga Australia (71.1) dhe Finlanda (70.9 pikë). Në fund të listës janë Somalia, Jemeni dhe Koreja e Veriut, që të tria me 16 pikë. “Si është e mundur që Shtetet e Bashkuara renditen në vendin e parë?”-pyet Ezekiel J.Emanuel, bioeticist në Universitetin e Pensilvanisë, duke vënë në pikëpyetje besueshmërinë e kësaj renditje.

Por Xhenifer Nuco, një nga autoret e raportit, saktëson se “të kesh mjete, nuk do të thotë se do t’i përdorësh ato me efektivitet kur të vijë momenti”. Ajo theksoi se raporti pasqyron thjesht burimet në dispozicion të secilit vend, pa parashikuar nëse këto do të shfrytëzohen apo jo gjatë një emergjence shëndetësore.

Jo vetëm sistemet shëndetësore 

Përveç nevojës për të vendosur në plan të parë sigurinë shëndetësore duke mësuar nga gabimet, autorët e studimit rikujtojnë rëndësinë që kanë edhe elementë të tjerë, si aftësia për të menaxhuar ndikimin ekonomik dhe social të një krize shëndetësore.

“Gatishmëria nuk ka të bëjë vetëm me përgatitjen ndaj një pandemie nga pikëpamja shëndetësore, por edhe të dish të menaxhosh ekonominë gjatë një krize të zgjatur në kohë”-thekson Nahid Badelia nga Qendra e sapo–ngritur për Sëmundjet Infektive në Zhvillim nëBoston (CEID). / Focus – Bota.al

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të martë

Vranësira të dendura dhe reshje të pakta shiu mbizotërojnë motin në të gjithë vendin tonë, ku më të dukshme reshjet do jenë në zonat jugore. SipasMeteoalb herë ...

08:00

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Përmirësohet moti në të gjithë vendin, shtohen kthjellimet ndërsa vranësirat sjellin reshje të pakta shiu në gjysmën perëndimore gjatë paradites, por pasditja s...

07:36

Sarandë, makina merr flakë nga kondicioneri

Mbrëmjen e sotme, një automjet është përfshirë nga zjarri në Sarandë. Pas ndërhyrjes së specialistëve të shërbimit zjarrfikës që ndodheshin në vendngjarje u arr...

23:00

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43