Flash

Flet Berisha: Bashën do ta nxjerrim butësisht nga zyra

Lapsi.al 27 December 2021
Flet Berisha: Bashën do ta nxjerrim butësisht nga zyra

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se nëse Lulzim Basha nuk largohet nga zyra e kryetarit të Partisë Demokratike brenda 5 janarit, do të organizohet një protestë paqësore, ku anëtarësia e partisë do ta nxjerrë butësisht nga zyra.

“Nëse Basha nuk largohet nga zyra brenda 5 janarit, do të ketë një protestë paqësore. Ai po mban selinë, kështu që paqësisht, përmbaruesi anëtarësi do ta nxjerrë nga zyra.

Anëtarësia do i tregojë se ajo zyrë nuk është e një deputeti, por e atij që do të zgjedhin anëtarët e PD-së për drejtimin e saj. Deputeti Basha do të largohet nga zyra dhe kaq është historia”, theksoi Berisha.

“Ne do të bëjmë protestë absolutisht paqësore. Natyrisht, siç e panë mediat, ai kishte futur banditë të armatosur në seli, në datën 18. Ky ishte një akt shumë i rëndë, nga më të pashembulltit në historinë e një force politike demokratike.

Mediat i kanë faktuar këto me emra dhe fotografi. Uroj që të ketë nxjerrë mësim nga akti i tij i turpshëm dhe t’i nënshtrohet verdiktit të 44 mijë anëtarëve të PD-së. Përndryshe, ata butësisht do ta nxjerrin nga zyra”, - shtoi Berisha në një intervistë në A2 CNN. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Moti i keq, zhbllokohet rruga drejt Thethit

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se është hapur për qarkullimin e mjeteve rruga Qafa e Thorës-Theth. Teksa jep lajmin e bukur se kushdo që dëshiron tashmë mun...

20:28

Greqia vendos masa të reja kundër Omicronit

Greqia njoftoi të hënën për masa të reja që kanë për qëllim frenimin e koronavirusit, përfshirë edhe përhapjen e variantit Omicron. Masat, që do të jenë në f...

19:56

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zvërneci shitet për 306 mijë euro

Kontrata e shitjes së aksioneve zbulon se kompania që zotëron lejen e zhvillimit për resortin luksoz në bregdetin e Vlorës ndryshoi pronarë përmes një marrëveshjeje offshore mes Holandës dhe Katarit.

14:42

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43