Me kafkën e saj të mprehtë në formë koni, gropat e pjerrëta të syve dhe 10 brinjë. Kjo mumje e vogël 15.2 cm i la shkencëtarët të kruanin kokat e tyre për vite me radhë.
Me nofkën "Ata", mbetjet e çuditshme u gjetën në vitin 2003 në shkretëtirën Atakama dhe kur u ekzaminuan u mendua se i përkisnin një qenieje njerëzore të moshës nga 6 deri në 8 vjeç.
Mbetjet u gjetën në vitin 2003 nga gjuetari i thesareve Oscar Muño në një kishë të braktisur në një qytet të shkretë minierash të quajtur La Noria.
Eshtrat ishin brenda një qeseje lëkure, të mbështjella me një leckë të bardhë të lidhur me një fjongo lejla. Gjithsesi nuk u gjet asgjë tjetër që të sugjeronte se për cfarë bëhej fjalë.

Kafka e gjatë, këndore, bazat e syve të pjerrëta dhe më pak brinjë se normalisht (10 çifte në vend të 12) nxitën spekulime të shumta rreth origjinës së saj.
Nuk ishte befasi që kur u shfaq lajmi, ufologët shkuan menjëherë në vendin ku e zbulimit.
Një dokumentar i mëvonshëm, i quajtur “Sirius” sugjeroi se mumja mund t'i përkiste një fisi vizitorësh alienësh.
Të shumtë ishin ata që mendonin se ajo ishte e lashtë.

Por një analizë fillestare e kryer në vitin 2012 vërtetoi se skeleti në fakt daton në vitet 1970.
Megjithatë, nuk kishte asgjë të regjistruar zyrtarisht për të sugjeruar se çfarë ishte dhe nuk kishte asnjë provë se kush mund të ketë qenë qenia e vogël. Misteri u shtua kur 8% e ADN-së rezultoi se nuk ishte njerëzore.
Kjo çoi në spekulime akoma më të forta se qenia ndoshta një specie aliene.
Por në vitin 2018 - një ekip shkencëtarësh pretendoi se kishte hedhur poshtë teoritë se krijesa erdhi nga hapësira.
Testet në Universitetin Stanford, San Francisko dhe Universitetin e Kalifornisë zbuluan se foshnja vdiq 40 vjet më parë.
Ajo kishte një sëmundje gjenetike që pengoi rritjen e saj. Sëmundja lidhej me xhuxhizmin dhe çrregullime të tjera të kockave.
Skeleti mendohet të jetë ai i një foshnjeje të lindur para kohe ose i një fëmije që ka vdekur menjëherë pas lindjes.

Garry Nolan, një profesor i mikrobiologjisë dhe imunologjisë në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit të Stanfordit, beson se hulumtimi mbi “Ata” mund të jetë ndihmës për shkencën.
Ajo qenie, sipas tij, mund të mbajë disa të dhëna që do të ndihmonin në analizimin e sëmundjeve me probleme të rritjes së kockave.
Dr. Nolan filloi të shqyrtonte rastin në vitin 2012 kur një mik i tha se mund të kishte gjetur një alien.
“Ka kohë që ky skelet mbahej privatisht në Spanjë, pa asnjë pretendim për veprimtari kriminale në mënyrën se si u përvetësua. Mbetjet e ADN-së që nuk kanë dalë njerëzore mund të mos jenë marrë në mënyrën e duhur” - tha ai.
“Nisur nga afati kohor i supozuar i vdekjes, ka të ngjarë që nëna të jetë ende gjallë” – shton ai. ©LAPSI.al
