Flash

Prostitucion e kokainë, arrestohen në Tiranë tre persona të shpallur në kërkim

Lapsi.al 17 December 2021
Prostitucion e kokainë, arrestohen në Tiranë tre persona të

Policia e Tiranës ka arrestuar tre persona të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Mes të arrestuarve është edhe një 27-vjeçar, i cili është dënuar me 7 vite burg për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”.

Detaje nga policia: 

Specialistët e Sektorit të Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim Bejo Bresho, 27 vjeç, të cilin Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 7 vite burg për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit F. D. (P), pasi ishte i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Autostrada”, për veprën penale “Vjedhja” kryer në bashkëpunim. Gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit F. (Xh). L., 31 vjeç, pasi ishte i shpallur në kërkim për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë të rendit publik” kryer në bashkëpunim, “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Ky shtetas ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe në bashkëpunim me shtetasin Xh. M. (i arrestuar në flagrancë), kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë. Gjatë kontrollit fizik, shtetasit F. (Xh). L. i është gjetur një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kokainë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI