Flash

Përdhunoi të miturën dhe e kërcënoi të mos tregojë, arrestohet 47-vjeçari në Mat

Lapsi.al 2 December 2021
Përdhunoi të miturën dhe e kërcënoi të mos

Një e mitur ka rënë pre e abuzimit seksual në vend. Ngjarja ka ndodhur në Mat, ku policia ka arrestuar një 47-vjeçar si autor të përdhunimit dhe kanosjes së një 12-vjeçareje.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat u bë ndalimi i shtetasit U. C., 47 vjeç, banues në Mat, pasi dyshohet se rreth dy javë më parë ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur 12-vjeçe dhe me datë 01.12.2021, shtetasi U. C., e ka kanosur atë për të mos treguar.

E mitura së bashku me familjarët ngjarjen në fjalë e kanë kallëzuar në Komisariat ditën e djeshme dhe materialet procedurale në ngarkim të shtetasit U.C., i kaluan Prokurorisë Mat për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, dhe “Kanosja”.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI