Flash

Komiteti i Ekspertëve pritet të rekomandojë dozën e tretë për qytetarët mbi 18-vjeç

Lapsi.al 2 December 2021
Komiteti i Ekspertëve pritet të rekomandojë dozën e

Komiteti Teknik i Ekspertëve do të mblidhet ditën e sotme për të bërë një analizë të situatës epidemiologjike në vend deri më tani.

Ndërkohë, gazetarja Ajgena Korbi raporton se pritet që ditën e sotme organi kolegjial këshillues i ngritur nga Ministria e Shëndetësisë pritet që të rekomandojë bërjen e dozës së tretë për çdo qytetar mbi 18 vjeç.

Kusht për marrjen e dozës së tretë do të jetë që qytetarët e interesuar të kenë kaluar gjashtë muaj nga bërja e dozës së dytë. Me ndryshimin e fashës për moshat, njoftohet se kryeministri Edi Rama do të jetë i pranishëm në ambientet e stadiumit “Air Albania” për marrjen e dozës së tretë të vaksinës.

Kujtojmë se nga 1 nëntori, dozën e tretë në vendin tonë mund ta bënte çdo qytetar mbi 60 vjeç. Po ashtu, doza e tretë rekomandohej edhe për persona me imunitet të kompromentuar.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI