Flash

Gjirokastriti fiton lotarinë amerikane, por dënohet me 4 muaj burg pasi falsifikoi diplomën e gjimnazit

Lapsi.al 30 November 2021
Gjirokastriti fiton lotarinë amerikane, por dënohet me 4 muaj burg

Dorëzimi i një diplome gjimnazi të falsifikuar në dokumentet e lotarisë amerikane jo vetëm që i ka djegur ëndrrën amerikane një 40- vjeçari nga Gjirokastra, por i ka kushtuar edhe një dënim me burg në Gjykatën e Tiranës.

I pandehuri Marsel Mera është shpallur fajtor për akuzën e “falsifikimit të dokumenteve shkollore” dhe dënuar me 4 muaj heqje lirie. Rasti i tij u zbulua nga Shërbimi Diplomatik i Sigurisë në Ambasadën Amerikane në Tiranë, gjatë filtrimit të dokumenteve të paraqitura nga 40-vjeçari si fitues i lotarisë amerikane.

Numri i tij i amzës, i përkiste një tjetër personi në regjistrat e gjimnazit të Memaliajt, nga pretendohej të ishte lëshuar dëftesa e pjekurisë. Referimi i rastit nga Ambasada Amerikanë në Prokurorinë e Tiranës, e çoi si të pandehur Merën.

Gjatë hetimit 40-vjeçari ka pranuar se nuk e kishte kryer shkollën e mesme dhe se ishte i ndërgjegjshëm që diploma ishte e falsifikuar, por ishte dëshira e tij e madhe për të udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që e bëri ta dorëzonte atë.

Ai ka treguar për hetuesit se dëftesa ishte blerë nga babai i tij në vitin 2004 kundrejt një shumë prej 4500 lekësh. 40-vjeçari është gjykuar pa masë sigurie dhe ndonëse u dënua me burg ai nuk ka shkuar në qeli. Sipas sistemit TIMS, ai rezulton të jetë larguar nga Shqipëria në muajin shtator, por sigurisht, jo drejt Amerikës./A2CNN

Të këshilluara

Dhjetori nis me furtunë dhe reshje intensive

Tre ditët me shi të dendur dhe reshje dëbore në juglindje, veri dhe verilindje të vendit sot ia lanë vendin një moti të kthjellët pa vranësira, por me temperatu...

18:23

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI