Flash

Kreu i BioNTech: Mos u shqetësoni nga varianti i ri “Omicron”

Lapsi.al 30 November 2021
Kreu i BioNTech: Mos u shqetësoni nga varianti i ri “Omicron”

Kreu i kompanisë “BioNTech”, Ugur Shahin thotë se varianti i ri i COVID-it “Omicron” nuk do të jetë në gjendje të shkaktojë sëmundje të rëndë apo vdekje.

Në një intervistë për “The Wall Street Journal” ai pranoi se varianti afrikano-jugor mund të përhapet shpejt te personat e vaksinuar, por imunizimi që kanë krijuar vaksinat pengon prodhimin e qelizave të sëmundjeve të rënda.

“Mesazhi jonë është: “Mos u frikësoni! Plani mbetet i njëjtë: Shpejtoni administrimin e dozës së tretë të vaksinës”. Besimi jonë që vaksina funksionon më së miri ndaj ‘Omicronit’ është rrënjosur në shkencë.

Nëse një virus arrin shpëtim imun, mund të kapë anti-trupat, por ka një nivel të dytë përgjigjes imune që na mbron nga sëmundjet e rënda, këto janë qelizat T”, - u shpreh shefi i “BioNTech”.

Disa shtete europiane si Britania e Madhe, Gjermania, Italia, Holanda dhe Izraeli kanë regjistruar rastet e para pozitive me “Omicron”. Ato shtete kanë ashpërsuar masat ndaj lëvizjes së qytetarëve. Edhe pse ende nuk ka studime zyrtare për këtë lloj të ri virusi, thuhet se ka përhapje në shkallë të lartë.

Të këshilluara

Dhjetori nis me furtunë dhe reshje intensive

Tre ditët me shi të dendur dhe reshje dëbore në juglindje, veri dhe verilindje të vendit sot ia lanë vendin një moti të kthjellët pa vranësira, por me temperatu...

18:23

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI